26/08/2020

Përkundër të gjitha sfidave dhe telasheve që mund të sillnin bashkë krijimi i një realiteti virtual, edicioni special i 19-të i DokuFest, i mbajtur nga 7 gushti deri më 25 gusht, u mbyll. Vendim i marrë midis festivaleve të filmave të ndryshëm në Europë dhe më gjerë për të kaluar nga organizim fizik në një virtual ishte i përgjithshëm, në mënyrë që të ruheshin përpjekjet që ishin bërë për logjistikën deri në pikën e shpërthimit të pandemisë. Sidoqoftë, duke marrë parasysh nevojat e veçanta të Ballkanit, gjetja e mënyrave për të prekur audiencën në distancë dhe në të njëjtën kohë për të përcjellë siç duhet parimet, identiteti dhe cilësia e DokuFest, dukej si një çështje pothuajse e pamundur.

Në zemër të të gjitha përpjekjeve të marra për të kapërcyer vështirësitë, ajo që u dallua posaçërisht ishte programi i përgatitur me shumë kujdes dhe përzemërsi: Filmat (përfshirë kompeticionet dhe shfaqjet speciale), DokuTalks, DokuNights (i pagëzuar si Sonic Transmissions), DokuTech ishin të gjithë pjesë e këtij edicioni të 19-të, edhe pse të ndryshuar në mënyrë që t’ju përshtateshin botës së re të takimeve të Zoom dhe transmetimeve live. Nën temën e “Transmission”, qëllimi i ekipit ishte të stimulonte audiencën për të vënë në pikëpyetje veten dhe ambientin rrethues në lidhje me nuancat e transformimit (nga fizike në virtuale, nga vetmi në bashkërisht) dhe tranzicionit (si koha që duhet për të shkuar diku).

Në këto periudha të trazuara, ishte ngushëlluese përpjekje të vogla për të krijuar një qoshe në shtëpi, ku mund të gjehej lehtësisht një shoqëri e mirë përmes filmave, shfaqjeve dhe diskutimeve të shkëlqyera. Edhe pse lidhja duhej të mbahej në distancë, detaje të papritura treguan edhe një herë se me DokuFest, është gjithnjë një rrugë e dyanshme: Nga miqtë e festivalit që ndihmuan për të mundësuar aktivitete nga cepa të ndryshme të Europës, tek DokuHome, dhe bare vendase që organizojnë shfaqje të përbashkëta, 18 ditët e festivalit u ndjenë si një letër dashurie që shkonte para e mbrapa, duke siguruar të dy palët marrëse se ditë më të mira po vijnë.

Kujdes, sinjali për këtë transmetim live është ndërprerë. Ndërkohë, në vend që të vritni kohën, mos harroni se gjithmonë ekziston mundësia për të kërcyer sipas radios deri në vitin e ardhshëm!

Nga Enxhi Noni