15/08/2021

Sonic Nights në DokuFest po i afrohen fundit, por performanca e mbrëmshme e Mohammad Reza Mortazavi e bëri audiencën të ndihej sikur u ndal në kohë, vetëm për të shijuar muzikën dhe për t'u argëtuar.

Kalaja e Prizrenit ka pritur artistë të shumtë nga e gjithë bota duke sjellë kultura të reja në skenë. Ky edicion i DokuFest ka qenë dhe është një festë e mendjeve krijuese të cilët përdorin mediume të ndryshme artistike. Sonic Nights në skenën e Sonar Cinema, është dëshmi e shumëllojshmërisë së kulturave të ndryshme të artistëve që performuan në Prizren dhe bënë bashkë audienca të tëra që donin të dëgjonin muzikë të mirë.

Performanca e Mohammad Reza Mortazavi mirëpriti të gjithë ata që donin të kalonin bukur nën atmosferën e dritave të kuqe të skenës.

Mortazavi është një artist iranian i bazuar në Berlin, muzika e të cilit mbështetet në luajtjen e instrumenteve si daf (një instrument tradicional me goditje me origjinë persiane) dhe tombak (një daulle kupash iraniane). Të shihje artistin duke luajtur me instrumente të ndryshme ndërsa merr kohë për t'u përgatitur për një rrjedhë tjetër ritmi ishte qetësuese dhe hipnotizuese.

Ai si artist përpiqet të gjejë ekuilibrin për të treguar historinë përmes goditjeve, rrahjeve dhe ritmeve të rrjedhshme të cilat mund t'i bëjnë të gjithë të kërcejnë. Menaxhimi i dhënies së emocioneve me shkathtësi dhe emocionalitet është sfiduese, por njëkohësisht të sjell ndjesinë e një lirie të pamatë. Përkushtimi i tij për të përdorur instrumente bashkëpunon me kufijtë e fizikalitetit, aftësinë për të lëvizur dhe luajtur nën kufizime të caktuara.

Përdorimi i instrumenteve të tilla tradicionale mund të jetë një barrë për prodhuar një tingull që nuk është i ngjashëm me atë që ne në përgjithësi mendojmë kur dëgjojmë daf, ose instrumente të tjera tradicionale. Ideja e zgjerimit të gamës së asaj që mund të bëjë një mjet tradicional, tregon për një tingull të caktuar, të cilin mund ta kemi dëgjuar që nga fëmijëria. Por i njëjti tingull mund të prodhojë emocione dhe atmosfera të tjera. Universalizimi i tingullit të këtyre instrumenteve duket se është një motiv i rëndësishëm për t’u përkapur, dhe Mortazavari, e bëri këtë në Prizren.

Duke treguar se si tingulli mund të jetë kameleonik, hapen rrugë të reja se çfarë mund të bëjë muzika dhe çfarë artistët mund të prodhojnë ose krijojnë. Performanca e Mortazavit mbrëmë i qëndron vërtetësish filozofisë së tij për muzikën dhe kjo gjë u reflektua në skenë.

Ndërsa të gjithë po brohorisnin dhe duartrokisnin që ai të luante më shumë, artisti u ul përsëri dhe luajti instrumentin e tij të kombinuar duke krijuar një festë krejtësisht të re të këndshme. 

Performanca e Mortazavit nuk është e fundit e vënë në skenën në Kala. Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj feste të jetës, filmave dhe kulturës, duhet të vini në Sonic Nights.

Kalaja i mirëpret të gjithë ata që duan të dëgjojnë muzikë të mirë e të vallëzojnë.

 

Shihemi sonte atje: "Cesare dell'Anna dhe Opa Cupa" do të jenë atje për ju pas ceremonisë së mbylljes së edicionit të XX të DokuFest.