09/08/2022

Regjisori i mirënjohur Zhelimir Zhilnik është një nga figurat madhore të Valës së Zezë Jugosllave. Ai shquhet për stilin e tij tërheqës shoqëror dhe kritikën ndaj censurës që ishte e zakonshme gjatë epokës komuniste jugosllave.
“Journal about Želimir Žilnik”, i shfaqur në DokuFest, është dokumentar filmi rrugor përgjatë gjysmë shekulli filmografi të Zhelimir Zhilnik. Por edhe një udhëtim nëpër historinë e Jugosllavisë, një vend që nuk ekziston më. Me stilin specifik të dokudramës që ndërtoi ndër vite, Zhilniku ia doli të qëndronte i angazhuar dhe i guximshëm, por mbi të gjitha i lirë, duke realizuar filma me buxhet të ulët për dekada të tëra. Ne ndjekim përpjekjet e ekipit të tij për të përfunduar filmin “Freedom or Comics”, i cili u konfiskua nga censura 50 vjet më parë, dhe që u gjet aksidentalisht së fundmi. Është historia e një lufte të pandërprerë për grupet sociale dhe minoritare pa të drejta, të cilët janë vazhdimisht heronjtë kryesorë të filmave të Zhilnik.
Para shfaqjes, regjisori Janko Baljak i tha publikut në DokuKino në Prizren se filmi është realizuar me shumë pasion, për 3 vite. “Është një film për lirinë”.
Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve, Baljak shpjegoi sfidat me të cilat u përball për të portretizuar filmografinë e Zhilnikut.
“Kemi vendosur ta bëjmë këtë film kur ishim në një udhëtim të mrekullueshëm në Tajvan. Për 15 ditë folëm për filmin, jetën dhe gjithçka. Kjo ishte pikënisja ime. Por ishte shumë e vështirë sepse ai ka 60 filma dhe unë duhej të vendosja se sa prej tyre do të vendosja në filmin tim. Dhe vendosa të ndjek zemrën, vendosa 12 filma dhe më pas shtova 2 ose 3 të tjerë. Sfida më e madhe për mua ishte se si të vendosja karrierën e një regjisori të madh në një film dhe si të krijoja një marrëdhënie të tillë. Ne patëm mundësinë, pasi Zhelimiri gjeti filmin e humbur “Freedom or Comics” dhe kjo ishte një mrekulli për ne”.
Baljak ndjek Zhilnikun në udhëtimet e ribashkimit me vendet ku janë xhiruar filmat e tij.
"U përpoqëm të vizitonim edhe më shumë vende, por ishte e pamundur sepse shumica e protagonistëve dhe kolegëve të tij kanë vdekur. Por u përpoqëm të xhironim të gjitha pikat e rëndësishme për Zhilnikun".
Zhelimir Zhilnik ishte i kënaqur me punën e kolegut të tij. 
“Kam ndjenjën se ai ka bërë një punë të madhe në përmbledhjen e gjithë punës, sepse disi ai pati vështirësi me pjesëmarrjen time. Ajo që ai ishte i interesuar, për ne nga ekipi është në fakt një pjesë e arritjes sonë. Si dhe, kur bënim filma nuk ishte gjithçka e përgatitur paraprakisht... Jemi në një proces të ndjekjes së vazhdueshme të temës, energjisë apo qasjes kryesore dhe më pas mundohemi ta zhvillojmë atë në film, i cili do të ketë formën e vet. Kështu që e shoh veten në filmin e Baljakut se si jam i frustruar që nuk do të mund t'i tregoj të gjitha aspektet e atij momenti kur kemi qenë duke e bërë. Sepse ka shumë gjëra brenda…”
“Journal about Želimir Žilnik” është pjesë e garës Balkan Dox.  

Fotografia: Agon Dana