DokuNights
Biletat
2 Aug @ 12:00
5 Aug @ 12:00
8 Aug @ 12:00
Punëtoria e Animacionit - Stop Motion

Animacioni është mënyra më argëtuese për të krijuar një botë imagjinare ku çdo gjë është e mundur. Por si e gjejmë idenë për një film të animuar? Si e gjejmë frymëzimin në botën reale?
Në punëtori, pjesëmarrësit do të njihen me të gjitha fazat e krijimit të një filmi të shkurtër të animuar: që nga ideja e parë, deri te puna në një storyboard dhe vetë animacionin. Ata do të mësojnë rreth bazave të teknikës së animacionit stop motion dhe softwerit Dragon Frame, njëkohësisht do të eksperimentojnë me materiale të ndryshme ku do të flasin rreth mënyrës se si e shohin botën përreth tyre.
Punëtoria do të zgjas 3 ditë (grupi i parë 2-4 gusht, grupi dytë 5-7 gusht)
