Artistic self-portraits and self-documentation: representing ourselves in the digital age

Autoportrete artistike dhe vetë-dokumentim: Përfaqësimi i vetes në epokën dixhitale

Duke nxjerrë paralele nga bota e krijimit të filmave dokumentarë, mund të shohim se si evolucioni i teknologjisë ka transformuar mënyrën se si i tregojmë historitë tona. Në ditët e hershme të filmit dokumentar, procesi kreativ ishte kryesisht proces vëzhgimi: filmbërësit kapnin jetën ashtu siç ndodhte. Megjithatë, teksa u zhvillua mediumi, u zhvilluan dhe teknikat. Ky panel do të eksplorojë teknikat e përdorura në krijimin e autoportreteve dixhitale dhe vetë-dokumentimit si dhe do të diskutojë shqetësimet etike që përfshihen në këtë proces dhe ndikimin e vetë-përfaqësimit dixhital në botëkuptimet tona të identitetit dhe realitetit. Panelistët: Viera Čákanyová , regjisore (Notes From Eremocene) Armel Hostiou, regjisor (The Other Profile) Kit Vincent, regjisor/producent (Red Herring) Moderuar nga Dea Gjinovci regjisore & bashkë kuratore e DokuTalks Data: E diel, 6 gusht Ora: 17:00 Vendi: Kopshti i Galerisë Shani Efendi
Free

SHANI EFENDI
17:00 / Sun 6 Aug, 2023