Performing Democracy
A është e mundur demokracia? Çfarë nënkupton dhe çfarë konceptesh të gdhendura përmban? Cila është forma e saj optimale? A ka alternativë për të?
Ne biseduam me 62 grupe qytetarësh, iniciativash, aktivistësh, shoqatash profesionale dhe partive politike nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe dëgjuam përgjigje të ndryshme.
Performing Democracy është një projekt bashkëpunues i Kiosk nga Beogradi, Kontrapunkt nga Shkupi dhe DokuFest nga Prizreni.
Projekti mbështetet nga: the Balkan Trust for Democracy, projekti i The German Marshall Fund I Shteteve të Bashkuara dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID); Allianz Kulturstiftung; Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, dhe Fondi Evropian për Ballkanin.
Autoret e Projektit: Ana Adamović dhe Milica Pekić
Ekipi redaktues: Ana Adamović, Eroll Bilibani, Iskra Geshoska, Veton Nurkollari, Milica Pekić, Artan Sadiku
Loja Shoqërore, dramaturge: Katarina Pejović
Ekspozita mund të vizitohet nga ora 12:00 të Shtunën me 6 Gusht.
Loja Shoqërore Performing Democracy, E Marte 9 Gusht
Mjeshtri i Ceremonisë: Lulzim Bucolli
15:00 @ Oborri i Shani Efendiut