10/08/2021
Pas një dite të gjatë me temperaturave të larta, jeta në Prizreni dukej sikur ziente nga dritat e zhurmant ndërsa njerëzit ecnin drejt kalasë për të shijuar shfaqjen e Dhafer Yousseff.
Publiku ishte në pritje për të dëgjuar këtë mrekulli muzikore dhe për të jetuar një një natë për t’u mbajtur mend. Sapo të gjithë nxituan për të marrë një pozicion të rehatshëm për të shijuar këtë shfaqje, pamë Dhafer Youssef duke nxituar në skenë. Sapo filloi të luante, publiku brohoriti me zë të lartë.
Kjo natë e freskët në Prizren ishte kanavaca e duhur për të ndjerë se po jeton sikur në një film. Makineria muzikore e Yousseff bëri që audienca të zhytej në një udhëtim të mrekullueshëm. E çfarë duhet të bënim ne, ishte thjesht të dëgjonim.
Dhafer Youssef është një artist i suksesshëm tunizian i cili ka udhëtuar botën mes muzikës së tij dhe duke performuar në skena të rëndësishme. Fillimet muzikore i pati kur ishte pesë vjeç dhe që atëherë ai ka vazhduar të eksplorojë më shumë mbi traditat e ndryshme muzikore, tingujt, tekste spirituale për të prodhuar tinguj origjinal të frymëzuar nga muzika folklorike dhe jazz-i. Ai luan lahutën arabe , një instrumet që kërkon aftësi të madhe e me këtë ai e zotëron artin e tij duke kombinuar vargje shpirtërore, tinguj lozonjarë dhe ritme qetësuese të cilat i flasin shpirtit në një nivel themeltar.
Mjeshtëria e tij lexohej tek këndonte, i shoqëruar nga instrumentistë të tjerë në skenë. Të shohësh Yousseff duke luajtur në skenën e Kinemasë Sonar ndjeje gjithë traditën e vendosur si një palimpsest tek perfomohej drejtpërsëdrejti para një audience që po e shijonte këtë performancë.
Të dëgjoje këtë koncet pas një dite duke parë prezantime të mrekullueshme të kineastëve nga e gjithë bota ishte me të vërtetë kulmi i fundjavës.
Për të gjithë ata që duan kuptojnë më mirë shpirtin e DokuFest dhe të jetësës në këtë Prizren kulturor, përveç vizitës si turist, është me padyshim, të shohësh dhe të dëgjosh një shfaqje në kala.
Tingulli i kohës dhe hapësirës i përzier në një mjedis historik do ju bëjԹ të ndiheni më së miri. Por duhet të kuptoni që kjo ndjesi veç jetohet, nuk përshkruhet.
Nëse jeni duke parë programin e Sonic Nights në faqen e DokuFest ose keni një kopje fizike të tij, do të shihni se ka performanca të tjera që ju presin në kështjellë.
Në vijim do të jetë Deniz Özçelik, një artiste i mrekullueshme që përzien tinguj të errët dhe hipnotikë me folkun turk. Nëse jeni në Prizren të hënën, ky është një takim që mund ta humbisni.
Ejani në Sonar Night në DokuFest dhe sigurohuni që pasi të shikoni filma dhe dokumentarë, të jetoni vetë në një film tuajin në Kalanë e Prizrenit.