1966
Italy, Algeria
121 min
Black & White
Një nga filmat politik më me ndikim në histori, Beteja e Algjerit, nga Gillo Pontecorvo, gjallërisht ri-krijon vitin kyç në luftën e trazuar algjeriane për pavarësi nga pushtuesit francez në vitet 1950’ta. Derisa dhuna përshkallëzohet në të dyja anët, fëmijët qëllojnë ushtarët nga afërsia, gratë vendosin bomba në kafenetë dhe ushtarët francezë përdorin torturën për të thyer vullnetin e kryengritësve. E xhiruar në rrugët e Algjerit në stilin dokumentar, filmi është një rast studimi në luftë moderne, me sulmet e tij terroriste dhe teknikat brutale të përdorura për t’i luftuar ato. Angazhimi i pashoq i Pontecorvo’s ka një rëndësi të habitshme sot.