Një nga interesat e veçanta të këtij diskutimi do të përqendrohet në mënyrën se si po formohet kujtesa kolektive e së kaluarës sonë të dhunshme përmes formave të ndryshme të artit dhe cili është roli i artistëve disident në përballje me doktrinat e vendosura dhe rendet shoqërore përballë censurës zyrtare dhe rrëfimeve të reja.

Diskutimi në panel do të sjellë artistë, kineastë dhe përfaqësues të medias nga rajoni për të diskutuar sfidat e konfrontimit të mainstream narrativës dhe mënyrat sesi arti mund të kontribuojë në pajtim.

Ky panel diskutim organizohet së bashku me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe do të moderohet nga Bekim Blakaj.

Panelistë:
Blerta Basholli – Kineaste
Jeton Neziraj – Dramaturg
Marija Ristić – Gazetare hulumtuese/ kineaste