23/08/2020

Recension nga Nick Holdsworth, publikuar në MODERN TIMES REVIEW

Irradiated nuk është film i lehtë për tu parë. I aranzhuar në mënyrë formaliste me ekran të ndarë në tri pjesë vertikale në të cilat shfaqen kryesisht pamje të njëjta, ky studim i fuqisë gërryese të së keqes njerëzore është sa imponues aq i pështirë. Regjisori Rithy Panh, i cili ka përjetuar dhembjen e rënies së vendit të tij në çmenduri, sakatim, dhe vrasje nën Pol Pot, përdor energjinë e imazheve që radhiten nga rënia e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, përmes pamjeve të shkatërrimit të luftës së llogoreve të një shekulli më parë, të e keqja banale e kampeve naziste të përqendrimit dhe revolucioneve kulturore të Kinës dhe Kamboxhias, në një mënyrë pothuajse hipnotike.
Filmi, i cili ndjek një shteg që gjarpëron para e prapa nëpër një peizazh të torturuar të dhembjes njerëzore, shoqërohet me një dialog në mes të një mashkulli të paparë dhe femrës narratore që është e rënë daulleje për imazhet e pamëshirshme të trupave të djegur, kafkave të hedhura, dhe zorrëve të nxjerra.
Fituesi i Ariut të Artë të Berlinales për dokumentarin më të mirë më herët gjatë këtij viti, Irradiated është një përkujtues në kohë për të keqen e gjithëpranuar. Skenat dhe kohët mund të ndryshojnë, por përgjigja e sëmurë ndaj problemeve kryesisht të imagjinueshme – vdekjes – mbetet një komponentë statike e mizorive të verbra nëpër shekuj.

E padukshme. Efikase.

Vizatime në pamjet e dokumentarit që përfshijnë imazhet famëkeqe të bombës së Hiroshimës në civilët japonez dhe panoramat që prisnin forcat aleate që çlironin kampet naziste të vdekjes më 1945, dialogu gati sokratik ka fuqinë e një metronomi për tu dhënë ritëm dhe kadencë imazheve: “Vdekja është e padukshme në qiell… Vdekja është efikase… Sa kanë vdekur në fushat ku asgjë nuk i priste? Në llogore, në pyje ... për disa dërhem më shumë pak a shumë?”
Këtu mund të gjenden të vërteta të parashtruara rrallë: “Gjithmonë do të ketë një shkrimtar që e mbron këtë luftë.”
Dhe faktet të cilat kujdesemi që t’i neglizhojmë vihen përsëri në skenën qendrore: “Tokio, Koventri, Dresden, Le Havre, Hanoi, Verdun, kodrat e Ruandës, Birkenau, Nanking, kampet e punës në Kolima… shumë jetë të ndriçuara. Është historia njerëzore… Ju përfundoni në të njëjtat fusha të kryqeve të bardha, aq të bukur në net vere sa do të harronit se çfarë kuptimi kanë.”

Pika më e ulët

Goditja dhe rrjedha imponuese në mënyrë hipnotike, pastaj rrjedha dhe goditja, bëhen ndonjëherë gati të padurueshme. I shikuar nga rehatia e një ekrani kompjuterik, njeriu mund ta largojë veten. Ky është një film i cili duhet të shikohet në një sallë kinemaje të errësuar, heshtja e audiencës e prishur vetëm nga tingulli e rrahjeve të zemrës suaj.
Mesazhi hyn nëpër atë zemër, jo nëpër mendje: “E di pikën më të ulët në tokë. Është njeriu.”
Panh nuk na lë tërësisht pa gjë pas këtyre pamjeve dhe fjalëve litanie. Ai fut më vonë imazhet e gjenocidit me performanca më të ndjeshme nga valltarët tradicional japonez Buto dhe e përmbyll me pamje të pas-luftës të një të mbijetuare të kampit francez të vdekjes në vitet 1960 duke iu afruar kalimtarëve në Paris për ti pyetur nëse ndjehen të lumtur: shumica e largojnë apo kalojnë me nxitim. Ajo barti dhembjen e njeriut që mbijetoi derisa të tjerët, të dashurit, vdiqën. Por ajo është gjallë dhe edhe pse ajo bart pasojat e atij rrezatimi të dhembjes, ajo do jetojë si monument i atyre që vdiqën.
Siç thotë narratori: “Duhet të kërkoni vazhdimisht, prirjet e së ligës thellë ... E liga rrezaton, ajo lëndon, duke përfshirë gjeneratat e ardhshme. Por pafajësia shtrihet tutje.”

DokuFest, View From the World