24/08/2020
Një regjisor i cili e bënë një dokumentar për një regjisor të madh gjithmonë ecën në fije të hollë. Krijuesi i dokumentarit duhet t’i kënaqë cinikët, entuziastët e paepur të cilët nuk duan edhe një seri të lodhshme kripesh dhe intervistash por po ashtu duhet të ofrojë emocione dhe kontekst bazik për të paditurit.
Në sipërfaqe, një kronikë jo-fiksion për jetën e mjeshtrit të filmit rus Andrei Tarkovsky duket si një kryq i madh për tu bartur. Deri në vdekjen e tij më 1986 në moshën 54 vjeçare, Tarkovsky, ka krijuar shtatë filma të njohur për poezinë e tyre, spiritualitetin dhe një ritëm me masë dhe si në ëndërr që shpesh i jep udhë katarsisit të hovshëm. Në tri dekada e gjysmë që nga kalimi i tij në përjetësi, Tarkovsky është hyjnizuar nga kritika si standard shembullor kinemanë e të gjitha situatave.
Tashmë janë bërë jo më pak se gjashtë dokumentarë për Tarkovskyn. Eseisti i ndjerë, Chris Marker, e krijoi filmin e jashtëzakonshëm ONE DAY IN THE LIFE OF ANDREIARSENEVICH (1999), kapsulimi një-orësh i jetës së Tarkovskyt duke paraqitur pamje të Markerit në prapaskenë të setin e filmit të fundit të përfunduar nga regjisori, THE SACRIFICE (1986). Dokumentari ishte po ashtu i shquar për video materialin shtëpiak të Tarkovskyt të dobët e të zbehtë në shtratin e tij të vdekjes, duke vdekur nga kanceri në mushkëri në një spital në Paris.
Dokumentari i fundit, ANDREI TARKOVSKY. A CINEMA PRAYER, bart bagazh shtesë. Është bërë nën regjinë e të birit Andrei Tarkovsky. Risku që Tarkovsky i riu të krijonte një biografi shenjtorësh të adhurueshme, e tejmbushur me intervista të njerëzve që flasin para kamerës me kritikë dhe ekspertë.
Por i biri i Tarkovskyt ndoshta ia del të tejkalojë të gjitha përpjekjet e mëparshme në filmin A CINEMA PRAYERA i cili me të drejtë është dhënë premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Dokumentari i Andreit mbështetet në audio incizime të të atit të tij të ndjerë, duke e lidhur udhëtimin e tij artistik me një ton monoton pothuajse hipnotik. Një semestër i tërë i arsimit në shkollën e filmit shpesh qëndron në një fjali të vetme. “Artisti e ushqen fëmijërinë e tij gjatë tërë jetës,” thotë Tarkovsky. “Tiparet e fëmijërisë së tij e përcaktojnë natyrën e artit të tij.”
Ekzistojnë edhe ca incizime gjatë krijimit të filmave epik mesjetar ANDREI RUBLEV (1966) si dhe distopia para Çernobilit STALKER (1979) të cilat të lënë gojëhapur. Por është eksplorimi i hapësirave ëndërrimtare ku dikur ka banuar Tarkovsky, në Rusi, Suedi dhe Itali, ajo që e bënë A CINEMA PRAYER të arrijë hijeshinë verbuese dhe qetësinë që ka shënuar punën e të atit.
Teksa kamera shikon me ngadalë qytetet e fortesës së vjetër dhe peizazheve rurale, ne fitojmë një shikim të shkurtër të asaj që regjisori ka parë kur ka shikuar jashtë dritares, duke pushuar nga puna teksa po përgatiste filmin e mrekullueshëm personal MIRROR (1975) apo filmin e tij të parë pasi u largua nga Bashkimi Sovjetik, NOSTALGIA (1983).
ANDREI TARKOVSKY. A CINEMA PRAYER pa dyshim do bëhet një vlerë e shtuar në kuptimin e kësaj figure unike trashëgimia filmike e të cilit vazhdon të të magjeps dhe të të mistifikoj.
nga Thomas Logoreci
ANDREI TARKOVSKY. A CINEMA PRAYER shfaqet në serinë Shadowplay: Film on Film deri më 25 gusht.