09/08/2021

Në edicionin e 20-të DokuFest, paraqet bashkëpunimin me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në një program të titulluar IMAZHE NGA RRETHIMI – KRONIKA E HISTORISË SË SHQIPËRISË KOMUNISTE. Një përzgjedhje katër orëshe, që përmban trembëdhjetë tituj kronikash, dokumentarë të metrazhit të shkurtë dhe të mesëm, ky program nxjerr në pah katër dekada e gjysmë të jetës politike dhe kulturore shqiptare me filma të prodhuar nga Kinostudioja.

Duke filluar me dokumentarin rus, SHQIPËRIA (Albania) (1945) i drejtuar nga regjisori i njohur i filmave dokumentar Roman Karmen, seritë përshkruajnë aleancën e hershme të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, pastaj kthesën e saj të papritur për t’i përafruar lidhjet me Kinën Maoiste.

Përgjatë këtij udhëtimi të gjallë, dokumentues, ne shohim një mozaik provash totalitare, parada ushtarake dhe kultin e Enver Hoxhës në lulëzim të plotë në funeralin e tij shtetëror me 1985. Pjesa e fundit e programit përfundon me demonstratat masive popullore në vitet 1990 që sinjalizuan fundin e sistemit një partiak të Shqipërisë.

IMAZHE NGA RRETHIMI – KRONIKA E HISTORISË SË SHQIPËRISË KOMUNISTE është kuruar nga Iris Elezi, kineaste dhe aktualisht drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri dhe kineastit shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci.

Programi i parë, që përbëhet prej filmave në vijim: SHQIPËRIA (1945), URIME SHOKË STUDENTË! (1955), KINOREPORTAZH NR. 1 (1959), PING PONG (1971), BEKIM FEHMIU NË SHQIPËRI (1972), u shfaq të hënën në kinemanë Lumbardhi.

Logoreci shpejgoi se krijimi i këtij programi nuk ishte sfidues, me që ata po merren me projektin e Kinemasë Shqiptare, një iniciativë për mbrojtjen e arkivit.

“Ne i kemi shikuar këta filma, me ngulm. Shikojmë shumë dokumentar, filma artistik, por na pëlqen shumë të shikojmë dokumentar, sepse edhe pse njerëzit thonë se është vetëm propagandë, bile edhe Khrushchev që i jep kapelën Enver Hoxhës, secili prej tyre ka dicka interesante prej të cilës mund të mësosh aq shumë për mënyrën si qeveria e ka përdorur tingullin dhe tekstin për të krijuar një rrëfim kombëtar. Dhe ju e shikoni historinë shqiptare vit pas viti. Është fjalori pamor që Shqipëria e kishte çdo vit ajo që ishte e veçantë, që për mua është mjaft mbresëlënëse”, thotë filmbërësi shqiptaro-amerikan.

Sipas tij, këta filma kanë diçka emocionale dhe jo vetëm për shqiptarët.

“Tani në botë më shumë po rriten diktaturat sesa demokracitë, dhe gjithmonë jemi të rrezikuar të kemi një shtet tjetër policor si Shqipëria, dhe Shqipëria kishte metodë shumë specifike të shtypjes. Tregimet, tragjeditë e njerëzve janë tejet interesante për mua, si gjysmë shqiptar, jam rritur shumë i obsesionuar dhe i interesuar për këto tregime ... Ekziston diçka tepër dramatike për atë nëpër të cilën kanë kaluar njerëzit e asaj kohe, si kanë mbijetuar ata, dhe si vazhdojmë ne tutje, çka është tregimi njerëzor në të vërtetë. Po e mësojmë tani në një tjetër nivel, me virusin po përjetojmë vështirësi që nuk i kemi përjetuar më parë. Mendoj se këta filma na prekin emocionalisht të gjithëve, jo vetëm si shqiptarë por si njerëz në përgjithësi” shton Logoreci.

Shfaqjet e filmave të këtij programi do të vazhdojnë të martën, të mërkurën, dhe të enjten, nga ora 14.00 në kinemanë Lumbardhi.

 

PROGRAMI:

PROGRAMI 1 – 09.08.2021 – Kinemaja Lumbardhi nga ora 14:00

- SHQIPËRIA (1945), regj. Roman Karmen

- URIME SHOKË STUDENTË! (1955), regj. Viktor Stratoberdha

- KINOREPORTAZH NR. 1 (1959), regj. Endri Keko

- PING PONG (1971), regj. Agim Fortuzi, Ilia Terpini

- BEKIM FEHMIU NË SHQIPËRI (1972), regj. Vitori Celi

PROGRAMI 2 - 10.08.2021 – Kinemaja Lumbardhi nga ora14:00

- NË FESTIVALIN E 11 TË KËNGËS (1973), regj. Donika Muci

- PËRJETSI (1974), regj. Dhimiter Anagnosti

- GJYQI KUNDËR TË DEKLASUARVE NGA POSHNJA BERAT 6-7 JANAR 1978 (1978), regj. Abaz Hoxha

- NË UDHËT E VITET 2010 (1981), regj. Esat Musliu

PROGRAMI 3 - 11.08.2021 – Kinemaja Lumbardhi nga ora 14:00

- DHIMBJE E THELLË, BETIM I MADH (1985), regj. Halil Kamberi, Kujtim Gjonaj, Viktor Gjika

PROGRAMI 4 – 12.08.2021

- ALBAFILM (1991), regj. Petrit Beci

- SHEMBJA E IDHUJVE (1993), Kujtim Gjonaj

- TINGUJ TË ZJARRTË (1991), regj.. Ardian Murraj

 

 

EKSPOZITA E FOTOGRAFISË: VIZITA E BEKIM FEHMIUT NË SHQIPËRI


 

Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, në edicionin e tij të 20-të, DokuFest do të paraqesë edhe një ekspozitë fotografike me imazhe bardh e zi dhe të papara ndonjëherë, të bëra gjatë një vizite në Shqipëri nga aktori i mirënjohur kosovar Bekim Fehmiu (1936-2010) në 1972. Fotografitë e zbuluara së fundmi kapin udhëtimin e rrallë të Fehmiut së bashku me personalitete shqiptare si shkrimtari Ismail Kadare dhe regjisori i filmit Dhimitër Anagnosti.

Filmbërësi shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci shpjegon kënaqësinë e përjetuar gjatë përgatitjes së ekspozitës.

“Ne ishim në arkiv, duke realizuar një projekt me UCLA, për të mbrojtur secilën fotografi të kapur në periudhën komuniste, si të produksionit ashtu edhe dokumentar. Disa ngjarje, si vizita e Bekimit ishin kapur me poza filmike, dhe i kemi gjetur në një zarf të pashenjuar, në dosjen e negativëve të Bekimit, por ishte një zarf fotografish që pastaj më 1973 disa figura kaluan nëpër disa telashe dhe sikur nuk mund të flisnin më për vizitën e Bekimit. Jugosllavia dhe Shqipëria patën probleme, më 1974 represioni në Shqipëri u bë edhe më i ashpër, kështu që fotografitë ishin lënë mënjanë në mënyrë të sigurt, por i gjetëm verën që shkoi. Sapo i ngrita në dritë e dita menjëherë se çka ishin këto fotografi. Irisi do ju tregojë se thash ‘O zot, është vizita e Bekim Fehmiut’. Të shohësh Ismail Kadarenë, të shohësh Dritëro Agollin, të shohësh Xhanfize Kekon në këto fotografi ishte një zbulim i jashtëzakonshëm dhe na solli shumë kënaqësi atë ditë në arkiv, shtypja e tyre për herë të parë, ekspozimi i këtyre negativëve që nuk janë ekspozuar kurrë më parë”, thotë Logoreci.

I lindur në Sarajevë, Fehmiu u rrit në Prizren që e bën prezantimin premierë të këtyre fotove një ngjarje kaq të veçantë. Në vitin 1967, Fehmiu fitoi famë ndërkombëtare pasi u paraqit në shfaqjen e filmit jugosllavë fituese në Kanë, I EVEN MET HAPPY GYPSIES

Ceremonia e hapjes së kësaj ekspozitë mbahet të martën në ora 19:30 në Shani Efendi.