06/08/2023
Tashmë është e domosdoshme të jesh pjesë e bisedave dhe master klasave të udhëhequra nga ekspertë dhe profesionistë në DokuFest. Gjithmonë mësojmë më shumë mbi se çfarë ndodh prapa skenave, proceset e zhvillimit një filmi para publikut dhe shumë më tepër.
Master klasa e sotme u fokusua në rëndësinë e planifikimit të kujdesshëm se si do të vijojë shfaqja dhe eventualisht njohja e kësaj pune vizuale pasi të gjitha prekjet përfundimtare të jenë në vendin e duhur.
Të ftuar për të drejtuar këtë master klasë ishin Mathieu Janssen, koordinator artistik në Go Short - Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Emilia Mazik, një programuese e pavarur e filmave të shkurtër dhe eksperte e industrisë, aktualisht duke punuar në shumë festivale filmi në Poloni, UK, Holandë etj.
Master klasa filloi me një hyrje të shkurtër se cilat janë rrugët nëpër të cilat mund të kalojnë regjisorët që mund ta bëjnë filmin e tij të shkurtër të suksesshëm. Ata u përqendruan kryesisht në pjesën më pak komerciale të qarkullimit të një filmi të shkurtër në festivale dhe hapësira ekspozite. Janssen e shpjegoi këtë qasje nga një këndvështrim programor dhe gjithashtu si një mjet/informacion pas-universitare në mënyrë që t'u prezantojë shumë filmbërësve realitetin e jetës së një filmi të shkurtër ndërsa ai gjen rrugën e tij për t'u përzgjedhur për të qenë pjesë e programeve dhe nëse ka sukses, ta gëzojë atë por duke patur në mendje gjithmonë një plan paraprak .
Nga informacioni praktik e deri te rrëfimet e bazuara në përvojën e tyre në Kino Klub, ngritën shumë pyetje dhe ekspertët biseduan me të pranishmit kureshtarë se cilat janë mënyrat e duhura për të bërë një film të shkurtër të përzgjidhet në festivale. Nga zgjedhja e titujve të duhur, si mund të prezantohet një poster filmi ose si të shkruhet me sukses një sinopsis: biseda u zhvillua në të menduarit dhe krijimin e një propozimi serioz dhe profesional, ose si sugjeruan mentorët, pa metafora të rënda, pa shpjegime të tepërta dhe me siguri pa nevojën për të përsëritur të njëjtin informacion në mënyra të ndryshme edhe gjatë shfaqjes së filmit.
Si Janssen ashtu edhe Mazik, folën më shumë mbi përvojën se si është të jesh pjesë e jurive për përzgjedhje të filmave dhe të caktuarit e kohës për t'u ulur siç duhet dhe me kujdes për të parë qindra filma kur vjen puna për të zgjedhur dhe ndërtuar një program për një festival filmi. Mazik foli sinqerisht për përvojën e saj në gjykimin profesional të filmave, ndërsa nënvizoi nevojën që njerëzit të jenë gjithmonë të prekur nga krijimtaria dhe puna frymëzuese.
Pas një përshkrimi përforcues të linjës së shumë festivaleve ku mund të shkojë një film i shkurtër, Janssen dhe Mazik tërhoqën disa herë vëmendjen për të bërë një plan të plotë se si mund të shpërndahej filmi. Sidomos kur bëhet fjalë për aplikimin në festivale ku ka vetëm pak vende për të mbushur dhe mund të ketë mbi 10,000 aplikime, siç shpjegoi Mazik.
Nëpërmjet procesit të aplikimit, duke përcaktuar detajet se si mund të prezantohet një film i shkurtër, audienca dhe mentorët diskutuan kryesisht implikimin e formateve të mediave sociale që do të përfshihen në filmat e shkurtër në të ardhmen. Kur u pyetën nëse do të ishin të hapur për të pranuar një film që eksperimentonte me udhëzimet e tregimit vizual në mediat sociale, Janssen dhe Mazik shprehën një qasje shpresëdhënëse se çfarë mund të transformohet e ardhmja e filmit në të ardhmen.
DokuKino mblodhi shumë filmbërës dhe entuziastë në atë që ishte një bisedë e hapur për filmat e shkurtër, festivalet dhe gjithçka tjetër.
Nga: Blerina Kanxha
Fotografia: Agon Dana