PHOTOGRAPHY, WITNESSING AND HISTORY BY PAUL LOWE

PHOTOGRAPHY, WITNESSING AND HISTORY BY PAUL LOWE

Prezantimi nga Paul Lowe Në historinë e saj relativisht të shkurtër, fotografia është bërë padyshim mjeti mbizotërues përmes të cilit ne përfaqësojmë botën përreth nesh. Është e vështirë të imagjinohet një botë pa imazhin fotografik, aq e kudogjendur që është bërë si një formë komunikimi, dokumentimi dhe shprehje personale e artistike. Sot, më shumë fotografi shkrepen çdo dy minuta sesa në të gjithë shekullin XIX. Ne tani fotografojmë gjithçka, çdo moment të jetës sonë si dhe botën përreth nesh. Fotografia është bërë padyshim mjeti përmes të cilit ne kujtojmë më fort të kaluarën - dhe përfaqësojmë të tashmen - duke formuar bazën e jo vetëm kujtesës sonë kolektive shoqërore, por gjithashtu edhe të kujtimeve tona personale. Ky prezantim do të eksplorojë se si imazhi fotografik është përfshirë me momentin historik, nga fillimi i tij në mesin e shekullit të 19 -të e deri më sot.