Saturday, June 14
Një panel diskutimi që parashikon çështjet e lirisë dhe krijimtarisë dhe adreson kushtet e ndryshme që i çojnë artistët në veprime të guximshme. Një nga interesat e veçanta të këtij diskutimi do të përqendrohet në mënyrën se si po formohet kujtesa kolektive e së kaluarës sonë të dhunshme përmes formave të ndryshme të artit dhe cili është roli i artistëve disident në përballje me doktrinat e vendosura dhe rendet shoqërore përballë censurës zyrtare dhe rrëfimeve të reja. Diskutimi në panel do të sjellë artistë, kineastë dhe përfaqësues të medias nga rajoni për të diskutuar sfidat e konfrontimit të mainstream narrativës dhe mënyrat sesi arti mund të kontribuojë në pajtim. Ky panel diskutim organizohet së bashku me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe do të moderohet nga Bekim Blakaj. Panelistë: Blerta Basholli – Kineaste Jeton Neziraj – Dramaturg Marija Ristić – Gazetare hulumtuese/ kineaste
Ndërtuar mbi veprimet e përbashkëta të qytetarëve për veprimin mjedisor, aktivizmi ambientalist përfaqëson një mekanizëm rrjetëzor që thekson rolin e secilit qytetar në ruajtjen e mjedisit, në njohjen e tij dhe të ndërthurjes së qytetarëve, ekosistemit dhe shëndetit. Për të nënvizuar peshën e tij, DokuFest në bashkëpunim me Balkan Green Foundation organizojnë panelin ‘Rëndësia e Aktivizmit Ambientalist’ për të trajtuar dinamikën shoqërore të mjedisit, duke i bashkuar avokuesit, përfaqësues nga akademia, aktivistë nga OSHC dhe bizneset për të shprehur pikëpamjet dhe kontributet e tyre në këtë fushë. Diskutimi në panel sjell perspektiva dhe përvoja nga folës të formimeve të ndryshme. Moderuar nga Visar Azemi i Balkan Green Foundation, paneli përfshin Nita Luci nga Academia, Granit Gashi një aktivist mjedisor, Adriatik Bytyqi nga sektori i biznesit dhe Sadik Shporta, një alpinist i pasionuar dhe aktivist mjedisor.