NORIKA SEFA
Norika Sefa është një regjisore e lindur në Kosovë. Filmat e saj janë heterogjenë në stil, duke shkrirë trillime dhe dokumentarë, pjesë që krijojnë atmosferë në vend që t’i përmbahen një tregimi konvencional. Sefa drejtoi filmin e shkurtër Desde Arriba (2020) të xhiruar nën drejtimin e Werner Herzog dhe Kiss me, tani (2020), të dy dokumentarë hibridë. Looking for Venera (2021) është filmi i saj i parë artistik, premierë në IFF Rotterdam, duke fituar Çmimin Special të Jurisë në Konkursin Tiger. Ftesat tashmë e çuan Norikën nëpër institucione të ndryshme prestigjioze të artit dhe kulturës, për të folur për qasjen e saj kinematografike. Norika së fundmi është ftuar për t’iu bashkuar Akademisë Evropiane të Filmit. Ajo tani po zhvillon filmin e saj të ardhshëm artistik.