The Confession shfaqet në “Gjon Buzuku”  

February 20, 2019

DokuFest ka organizuar shfaqjen e filmit ” The Confession” sot në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit.

Mbi 30 nxënës të kësaj shkolle kanë ndjekur filmin dokumentar që trajton temat e identitetit dhe radikalizimit.

Përveç kësaj, nxënësit kanë pasur mundësi që të diskutojnë mbi filmin dhe të trajtojnë temat e shfaqura aty me mësimdhënësen e sociologjisë, Merita Shala, që ka mbajtur diskutimin pas shfaqjes.

Pas diskutimit, nxënësit kanë shprehur nevojën që të kenë edhe shfaqje tjera me tema tjera në interes të tyre.

Shfaqjet e filmave do të vazhdojnë në ndërkohë në shkollat e mesme të qyteteve të tjera të Kosovës, proces ky që hap mundësinë për zhvillimin e edukimit alternativ dhe bisedës aktive me nxënësit gjatë procesit mësimor, duke përdorur mjete audio-vizuele.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018