EFA SHORT MATTERS | DokuFest

July 4, 2019

Ky është viti i shtatë me radhë që Dokufest sjell tek audienca e tij filmat e shkurtë të nominuar që janë pjesë e turneut të Akademisë Europiane të filmit. Edicionin i sivjetmë i festivalit do të prezantojë përzgjedhjen e këtyre pesëmbëdhjetë filmave të cilët garojnë për çmimin prestigjioz EFA Short Matters.

Koleksioni i filmave përmban një spektër të ngjarjeve të guximshme të cilat u ofrojnë shikuesve përvoja të larmishme kinematografike duke filluar nga filmat që dokumentojnë karaktere që mbahen mes shpresës dhe humbjes, tek qëndresa stoike e grave të Kobanit e deri në Spanjën jugore ku mbahet një garë e veçantë e pëllumbave krahë-ngjyrosur.

Edicioni i sivjetmë i festivalit do t’i përfshijë të 15 filmat  e shkurtë të realizuar në vitin 2018 që janë nominuar për çmimin EFA.

EFA organizohet çdo vit në bashkëpunim me pesëmbëdhjetë festivale partnere, ku në secilin prej tyre një juri e pavarur ndërkombëtare paraqet filma të shkurtër Europianë në konkurrencë për çmimin Europian Short Film EFA Short Matters.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018