DOKUFEST XVIII SHPALL FITUESIT

August 10, 2019

Fituesit e edicionit të 18 të DokuFest u shpallën gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit, mbajtur sonte në hapësirën e jashtme të kinemasë së qytetit ‘Lumbardhi’. Ndarja e çmimeve, që u përcoll me diskutime të anëtarëve të jurisë, vuri në fokus 106 filma të përfaqësuar nga mbi 40 shtete, në gjithsej 7 kategori.

Aktivitetet 9 ditore të festivalit përfshin dhe nuk u kufizuan në: shfaqje të 282 filmave, punëtori, panele e masterklasa, diskutime e debate, ekspozita si dhe një seri të performancave nga artistë të njohur në DokuNights tek skena jonë ‘Andrra’ si: Caterina Barbieri, DonChristian, ByeTone si dhe artistë të tjerë të njohur. Për të tetëmbëdhjetin vit me radhë, Prizreni u shndërrua në një qytet që u zhyt në magjinë e festivalit, kulturës dhe një vend-takim për të gjithë ata që duan kinemanë.

Më poshtë, lisa e fituesve të këtij edicioni:

BALKAN DOX

Juria: Krzystof Gierat, Mania Akbari, Luke Brawley

FILMI FITUES: TIMEBOX

DEKLARATË: Best Balkan: TimeBox duke kombinuar pamje të tashme me një arkivë të pasur, ky film shpalos një portret intim familjar krahas me një koleksion personal të imazheve që dokumentojnë ndryshimin përbrenda një strukture politike. Ky film është një kapsulë e bukur e ndryshimit të një shteti si dhe prezanton rëndësinë e një personi brenda tij. Ne i japim çmimin e Dokumentarit të Ballkanit filmit TimeBox me regji të Nora Agapi.

Juria e njëjtë zgjodhi zgjodhi për ‘Çmimin Special’ në këtë kategori filmin ON THE WATER nga GORAN DEVIC

DEKLARATË: Çmimi special i shkon filmit On the Water me regji të Goran Devic për përshkrimin e bukur vizual të jetës së dyfishtë të personazheve (reale dhe mentale) të përfshirë në kujtime traumatike të luftës që shkaktojnë një hije në jetën e tyre të tashme. Filmi është përmallim i dhimbshëm dhe prekës për një botë të humbur.

Juria e njëjtë ndau çmimin BEST BALKAN NEWCOMER për filmin CENTAR me regji të Ivan Marković.

DEKLARATË: Filmi shfaq disa nga anët e fshehta të sistemit kapitalist përmes lenteve të ndërtimit të tij. I kapur me një gjuhë të bukur krijuese dhe estetike, ky dokumentar na shfaq mënyrat me të cilat njerëzit vuajnë teksa përpiqen të mbrojnë objektet dhe arkiteturat e ndërtuara nga ky sistem. THE BEST BALKAN NEWCOMER i shkon filmit Centar nga Ivan Marković.

INTERNATIONAL – FEATURE DOX

FEATURE

Juria: Adam Szymczyk, Stephanie Fuchs, James Lattimer

FILMI FITUES: PRESENT. PERFECT

DEKLARATË: Një film në të cilin harroni vazhdimisht se kush në të vërtetë po filmon dhe se gjithçka shpaloset live. Një arritje e jashtëzakonshme edituese që përzien një kolektiv të tërë “filmuesish” në një tërësi koherente të përkryer. Një film që vendoset në teknologjinë e sotme për të krijuar një portret të Kinës forma e së cilës dhe principet e formësimit janë të patëmeta: ata që në kushte normale janë të margjinalizuar dhe u ndalohet edhe zëri edhe kamera vendosen dhe vetë-vendosen në qendër të vëmendjes. Juria në mënyrë unanime e ndanë çmimin International Dox Award Feature për filmin Present. Perfect.

INTERNATIONAL DOX – SHORT

SHORT

Juria: Neil Young, Adele Kohout, Leonardo Bigazzi

FILMI FITUES: WILD BERRIES

DEKLARATË: 17 filma të ndryshëm që kemi pasur nderin dhe kënaqësinë t’i shohim në garën e sivjetmë ndërkombëtare për filma të shkurtër kanë përfshirë zhanre të shumëllojshme nëpër spektrin non-fiction – dhe secili ka përfshirë shembuj të jashtëzakonshëm.

Filmi ynë fitues ishte ai i cili kaloi në mënyrën më të hirshme dhe gazmore kufijtë e zhanrit të tij, duke dalë si një vepër e plotë arti brenda kufijve të cenuar të kohëzgjatjes të formatit të filmit të shkurtër.

Regjisorët dhe protagonistët e tyre të rinj na ftojnë në një univers privat, në një ku “rregullat” e një loje kinematografike dalin si bashkëpunim i sinqertë në mes të filmuesve dhe të filmuarve – dhe ky është ai bashkëpunimi i rrallë në të cilin shikuesi përfshihet për të marrë pjesë.

Ajo çka rezulton është një zhytje estetike e mrekullueshme ndijimore misterioze, delikate dhe befasuese në një ambient të veçantë, me sa duket përtej vendit dhe kohës. Këtu përgjegjësia dhe liria ekzistojnë në baraspeshë të harmonishme: një përkujtues që bota, në fund është ajo që ne e bëjmë.

Çmimi për Filmin Dokumentar të Shkurtër Ndërkombëtar në edicionin e 18-të të Dokufest-it në Prizren i shkon … filmit Wild Berries, nga Hedda Bednarszky dhe Marianna Vas.

INTERNATIONAL SHORTS

Juria: Daniel Vadocky, Lendita Zeqiraj, Sudeep Sharma

FILMI FITUES: BROTHERHOOD

DEKLARATË: “Kemi vendosur ta shpërblejmë një tragjedi greke të kohëve moderne të strukturuar fortë dhe shumë prekëse lidhur me atë se si feja dhe idetë kombëtare mund ta shkatërrojnë një familje. Është një film i incizuar për bukuri që përdor performanca të fuqishme nga aktorë profesionistë dhe jo-profesionistë nën pamjen pedante të një regjisori në zhvillim.

Juria e njëjtë zgjodhi për ‘Çmimin Special’ në këtë kategori filmin ALL INCLUSIVE nga Teemu Nikki

DEKLARATË: “Gazmor, shpikës, dhe satirë e mprehtë me një përshkrim të kujdesshëm të asaj çka ndodh kur një burrë e merr pushtetin.”

GREEN DOX

Juria: Deniz Buga, Kati Juurus, Hanna Atallah

FILMI FITUES: EARTH

DEKLARATË: Do donim ta nderonim filmin “Earth” të Nikolaus Geyrhalter, një paraqitje e fuqishme filozofike për natyrën njerëzore. Me gjuhën e tij mahnitëse vizuale të kombinuar me intervista të zgjedhura me kujdes, regjisori na lë me paradoksin tonë të pandarë: derisa ne e gëzojmë e respektojmë ambientin të cilit i përkasim, megjithatë ne jemi të dhunshëm ndaj tij, të udhëhequr nga një dëshirë materialiste e pashmangshme.

Juria e njëjtë zgjodhi për ‘Çmimin Special’ në këtë kategori filmin THE HOTTEST AUGUST nga Brett Story

DEKLARATË: Derisa punon portretin delikat të një qyteti në një moment të caktuar, Brett Story në Hottest August jep një ndjenjë të përbashkët të pasigurisë dhe kërcënimit që ngrihet nga kriza klimatike. Me një ritëm unik vizual dhe konstalacion karakteresh, filmi i bënë të dukshme aspektet emocionale të kësaj krize karakterizuese.

Po kjo juri, përzgjodhi për ‘Çmim Special’ filmin ACID FOREST me regji të Rugilė Barzdžiukaitė

DEKLARATË: Në Acid Forest, Barzdžiukaitė bënë një krahasim delikat në mes të fyerjes tonë në raport me një specie të padëshirueshëm të zogjve dhe ngurrimit tonë për të pranuar njerëz të kulturave tjera. Ajo që në fillim duket si një film humoristik për natyrën bëhet një portret i zymtë i kohëve tona.

HUMAN RIGHTS DOX

Juria: Erëmirë Krasniqi, Simon Kilmurry, Sara Ruster

FILMI FITUES: TINY SOULS

DEKLARATË: Cilësia e filmave në Human Rights ishte jashtëzakonisht e lartë, duke reflektuar edhe kurimin e shkëlqyer të programit nga ekipi i DokuFest-it edhe nga urgjenca dhe cilësia kinematografike e vetë filmave.

Filmat në këtë kategori adresuan një sërë çështjesh- nga dhunimi deri te shpërngulja nga lufta, nga jetët e refugjatëve dhe padrejtësia në të ashtuquajturat sisteme të drejtësisë deri te ciklet e dhunës urbane dhe varfërisë. Qasjet e tyre të ndryshme artistike ishin drithëruese, të guximshme dhe frymëzuese.

Fitues i Çmimit për Filmin më të Mirë për të Drejtat e Njeriut në DokuFest 2019 është një film i cili na sjell historinë e fëmijëve të zhvendosur për shkak të konfliktit. Filmi fut veprim të protagonistët e vet, duke e ri-imagjinuar jetën në kushte të tmerrshme. Ai shmang viktimizimin dhe i lejon zërat autentik të fëmijërisë të dalin në pah.

Regjisorja në mënyrë të sinqertë i angazhon protagonistët e saj si bashkë-krijues në tregimin e historisë së tyre. Ky film i guximshëm i ngre në këmbë stereotipet për të na sjellë një histori të gëzimit të madh si dhe dhimbjes së madhe. Çmimi i shkon “TINY SOULS” nga Dina Naser.

NATIONAL

Juria: Ilir Hasanaj ,Lala-Meredith Vula, Enrico Vannuci

FILMI FITUES: PICK A NAME

DEKLARATË: Për shkak të rrëfimit të fortë, që adreson çështje moderne të imigrantëve kosovarë jashtë vendit, aktrimit të mirë, dhe skenave që në mënyrë të vetëdijshme përdorin fuqinë e kinematografisë, ne juria e kategorisë kombëtare zgjedhim si fitues të këtij viti ‘Zgjedhe një emër’ nga Dritëro Mehmetaj.

ÇMIMI I AUDIENCËS

Çmimi i audiencës shkon për filmin THE REFORMIST – A FEMALE IMAM nga Marie Skovgaard

ÇMIMI I DISTRIBUIMIT

Çmimi i audiencës i shkoi filmit  DËSHMIA nga Lum Radoniqi.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018