DokuFest vizitoi Mamushën

March 8, 2019

Në kuadër të bashkëpunimit me shkollat e mesme të Kosovës, DokuFest më datën 8 mars vizitoi shkollën e mesme të Mamushës “Ataturk”.

Në këtë shkollë u shfaq filmi dokumentar që trajtoi temën e martesave të hershme, të porositura dhe problemet që dalin nga ajo.

 

Pas shfaqjes së filmit nxënësit e pranishëm biseduan me profesorin e psikologjisë në Universitetin e Prizrenit, Ertan Basha, lidhur me temën e filmit.

Në bisedë u trajtua tema e martesës së hershme, ku nxënësit treguan interaktivitet duke biseduar për shkaqet dhe pasojat që sjell ajo.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018