10 VJET PA BEKIMIN!

June 10, 2020

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e aktorit të njohur të filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu, do të shfaqim filmin e Aleksandar Petrovic MBLEDHËSIT E PUPLAVE fitues i çmimit Grand Prix në festivalin Cannes, 1967.

Me Bekim Fehmiun si protagonistin kryesor, filmi shpalos tensionet e një komuniteti rom ku një shitës lokal i puplave dashurohet me një vajzë shumë më të re në moshë. MBLEDHËSIT E PUPLAVE do të shfaqet të hënën me 15 qershor në KEJ, përballë lidhjes së Prizrenit duke filluar nga ora 7 e mbrëmjes.

Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit – si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar i cili la gjurmë të përjetshme në kinematografinë vendore dhe botërore – dhe do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda i cili do të lexojë disa fragmente nga libri ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’ i Bekim Fehmiut.

10 Vjet pa Bekimin! organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ofrohet pa pagesë dhe do zhvillohet konform rregullave të distancimit social.

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018