03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Still from Bergman: A Year In A Life by Jane Magnuson

Silver Reflections: Films on Film

July 5th, 2018

DokuFest me kënaqësi prezantonë një program të veçantë të filmave mbi filmat ose filmbërësit, e kuruar enkas për këtë edicion të festivalit, me një numër të filmave të jashtëzakonshëm për regjisorë të famshëm si dhe për karaktere filmash po aq të famshëm.

Në  The Eyes of Orson Welles, i pakrahasueshmi Mark Cousins ka krijuar një tjetër letër dashurie kinematike për titanin po aq te pakrahasueshëm të filmbërjes si ishte Welles, ndërsa Jane Magnuson ka vazhduar magjepsjen e saj me një tjetër nga regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohrave , Ingmar Bergman, ne ekzaminimin e saj të vitit themelor në karrierën e suedezit në Bergman: A Year In A Life.

That Summer nga një tjetër regjisor suedez  Göran Hugo Olsson sjell një shikim freskues mbi disa nga personazhet më të famshme dhe më të çuditshme në kinemanë dokumentare dhe një lloj para tregimi të filmit ikonik dokumentar Grey Gardens të vëllezërve Maysels.

Një tjetër karakter magjepsës mund të gjendet në The Princ and the Dybukku të Elëira Nieëiera dhe Piotr Rosoloëski’s  rreth një producenti të famshëm Moshe Walks dhe obsesionit të tij jetsor për të bërë filmin Dybukk.

Se yjet mund të jenë personazhet e filmit nuk duhet shikuar më larg se në nga Johann Lurf , një eksplorim i shkëlqyer i 100+ viteve të përfaqësimit vizual të pikërisht  yjeve në historinë e kinemasë.

“Ishte kënaqesi e paster të punoje në një vit të fuqizuar me filma mbi film-bërësit ose edhe vet  filmat , dhe ishte nje nder/kënaqësi/krenari të prezoantoje një program të tillë në Dokufest.

Më poshtë është lista e filmave në programin Silver Reflections: Films on Film

The Eyes of Orson Welles by Mark Cousins
Bergman: A Year In A Life by Jane Magnuson
That Summer by Göran Hugo Olsson
The Prince And The Dybukk by ElWira Niewiera and Piotr Rosolowski

by Johann Lurf

_
COMPETITIONS WILL BE ANNOUNCED ON JULY 06 ON FESTIVAL’S WEBSITE!