03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

NSDN sjell gjashtëmbëdhjetë filma në DokuFest

July 9th, 2018

Në bashkëpunim me Festivalin e Filmit Dokumetar të Amerikës (AmDocs) dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Meksikës (DocsMX), DokuFest shpall shfaqjen e filmave të North South Doc Network.

North South Doc Network apo NSDN është një bashkëpunim i veçantë mes katër festivaleve në Amerikë, Kosovë, Meksikë dhe Ekuador, i cili u mundëson film-bërësve të ndajnë filmat dhe përvojat e tyre me audiencë më të madhe, në mënyrë që të njihen me kulturat dhe identitetet e tyre.

DokuFest do të shfaqë filmat e NSDN nga secili prej rajoneve gjeografike të festivaleve përkatëse, ku do të mund të krahasohen kulturat, traditat dhe fenomenet.

Gjashtëmbëdhjetë nga këta filma që do të shfaqen në DokuFest, adresojnë çështjet sociale dhe përqendrohen në tema personale: një histori për një martesë homoseksuale në Utah, një dokumentar frymëzues për fuqinë e këmbënguljes, historinë e një grupi të grave që njihen në Meksikë për përgatitje të ushqimit për emigrantët që kalojnë qarkun e tyre në trena, dhe historinë e Lotte Reiniger që gjallëroi botën e animacionit me hije, dritë dhe një palë gërshërë magjike.