03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

LABORATORI I ANTROPOLOGJISË VIZUALE: Liminaliteti – imazhe, tinguj, zëra

July 10th, 2018

Në partneritet me Departamentin e Etnologjisë të Shqipërisë, jemi të lumtur të mbajmë përsëri një punëtori nga Laboratori i Antropologjisë Vizuale në DokuFest.

Tema e sivjetme Liminaliteti: imazhe, tinguj, zëra – do të përfshijë një grup studentësh dhe kërkuesish të cilët do të kenë përqendrim etnografik në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke synuar reflektimin dhe hartimin e liminaliteteve që formësojnë jetën moderne.

Liminaliteti është një nocion antropologjik i cili koncepton pozicionet e kufirit ndërmjetës në proceset shoqërore tranzicionale ose metamorfike, ku individët qëndrojnë në prag, dhe i përshtaten një gjendjeje në mes të identiteteve shoqërore.

Temat kryesore do të trajtojnë: Shtetin modern si prodhues i liminaliteteve dhe zonat kufitare si kontekste të liminaliteteve.

Materiali empirik – fotografitë, tingujt dhe zërat – do të prezantohet në një punëtori treditore gjatë edicionit tonë të shtatëmbëdhjetë në Prizren.

Një brez bashkëkohor i antropologëve socialë dhe politikë po sfidon perspektivat konvencionale duke trajtuar liminalitetin në botën moderne, duke pasqyruar modalitetet solide dhe /ose të rrjedhshme të modernizmit.