02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Gjimnazet e Gjilanit trajtuan dokumentarin “Point and Shoot”

December 12th, 2018

Në bashkëpunim me mësimdhënëset e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe atij Shoqëror “Zenel Hadini” në Gjilan, DokuFest ka organizuar shfaqjen e filmit “Point and Shoot”.

Mësimdhënëset, Kujtesa Salihu-Keka dhe Fatlume Hyseni kanë trajtuar temat që shfaqen në film, në kuadër të lëndës së psikologjisë, duke bashkëbiseduar me nxënës pas shfaqjes së sekuencave të caktuara nga filmi.

Temat e ndikimit të mediave në personalitetin e njeriut dhe aventura e karakterit të filmit që përfundon në pranverën arabe, janë trajtuar nga filmi “Point and Shoot”.

Interesimi dhe gatishmëria e mësimdhënëseve të këtyre shkollave të mesme lidhur me edukimin alternativ hap rrugë drejt zhvillimit të edukimit dhe vë theks në nevojën e bisedës aktive me nxënësit gjatë procesit mësimor, duke përdorur mjete audio-vizuele.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkarhja e Luksemburgut për shoqërinë civilë në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).