DokuFest do të prezantojë një retrospektivë të gjerë të filmave tajvanez që audiencën kosovare do ta njoftojë me çështjet shoqërore dhe politike të Tajvanit. Gjithashtu, kjo është hera e parë që një shtet aziatik prezantohet në festival me një retrospektivë gjithëpërfshirëse.
Wood Lin, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Tajvanit, është ftuar të kurojë programin. “Birth of a National Focus on Taiwan@DokuFest” është një shfaqje e filmbërjes tajvaneze që përfshin një periudhë prej pothuajse njëqind vitesh të historisë së Tajvanit, prej periudhës së kolonisë japoneze deri te lëvizja luledielli e udhëhequr nga studentët më 2014. Programi përfshin filma nga mjeshtër të njohur ndërkombëtarisht të kinematografisë tajvaneze, si dhe vepra të regjisorëve të rinj, dhe mbulon të gjitha zhanret, nga dokumentari, videot eksperimentale, deri te filmat e gjatë. Titulli provokativ i programit reflekton misionin e DokuFest-it në Kosovë që të inkurajojë debatet në lidhje me pavarësinë kombëtare, sovranitetin, të drejtat e njeriut, dhe lëvizjet shoqërore. Meqë pyetjet e kombësisë dhe njohjes ndërkombëtare janë çështje qenësore në të dyja shtetet, filmat për zhvillimet e fundit historike dhe politike të Tajvanit pritet të zgjojnë interesim të madh te ndjekësit e festivalit në Kosovë.
“Birth of a Nation: Focus on Taiwan” e njofton audiencën e Kosovës me pikat e referimit të zhvillimeve shoqërore dhe politike të Tajvanit duke e vënë popullin e Tajvanit në qendër të vëmendjes. Filmat në pjesën e tij të parë, Portraits of a Nation, janë fotografi individësh që përfaqësojnë grupe shoqërore që i kanë dhënë formë shoqërisë së Tajvanit. E restauruar së fundi në formë digjitale Liu Pi Chia (1967) për një veteran lufte nga Kina qendrore është një portretizim realistik dhe i fuqishëm i jetës së përditshme të kinezëve që janë vendosur në Tajvan pas luftës. Një tjetër pjesë e programit, Memory of a Nation, paraqet shtatë filma që reflektojnë mbi të kaluarën përmes syve të protagonistëve të tyre. Një nga më kryesorët është filmi A Time To Live, A Time To Die (1985) e Hou Hsiao-hsien, një tregim në rritje në lidhje me konfliktet e brezave në atmosferën e mbytur të Tajvanit të pas luftës. Pjesa e tretë, Paradox of a Nation, shfaq vrazhdësinë e një regjimi autoritativ që i shtyp qytetarët e vet në vend se t’i mbrojë ata. Ai përfshin një nga video-dokumentimet e Green Team të një numri lëvizjesh protestuese të viteve 1980 që po përgatisnin terrenin për demokratizimin e Tajvanit. Në Time(s) of a Nation, ndjekësve të festivalit do t’u servohen disa nga filmat më të mirë të gjatë dhe dokumentarë të kinematografisë të Tajvanit. Filmat, ku secili prej tyre janë më të gjatë se njëqind minuta, janë portrete të kohës së tyre që do të lejojnë audiencën të zhyten në botën tajvaneze. Kryevepra e Edward Yang Yi Yi (A One and a Two) (2000) është një nga shumë gostitë e ofruara për kineastët e Kosovës në këtë vitrinë shfaqjesh të paprecedentë të kinematografisë tajvaneze.
Retrospektiva “Birth of a Nation: Focus on Taiwan @DokuFest” u organizua me mbështetjen e Institutit të Filmit të Tajvanit dhe Zyra e Përfaqësuesit të Taipeit në Budapest, Hungari.
Anex:
Birth of a Nation: Focus on Taiwan@DokuFest 2018
Ky program retrospektivë është i ndarë në 4 pjesë që reflektojnë historinë, politikën, identitetin, fuqinë e popullit dhe jetën e përditshme tajvaneze.
Fjalët kyçe: Terrori i Bardhë, Diaspora, Grupet etnike, Kujtesa Traumatike, lëvizje shoqërore, Shtet i pavarur (pa njohje ndërkombëtare)
#1 Portrait of a Nation (5 filma)
The Mountain (Digital Restoration) nga Richard Yao-chi CHEN
Taiwan, B&W, 1966, 19min
Liu Pi-Chia (Digital Restoration) nga Richard Yao-chi CHEN
Taiwan, Color, 1967, 27min
How Deep Is the Ocean nga TANG Shiang-chu
Taiwan, Color, 2000, 60min
Spring: The Story of Hsu Chin-Yunga TSENG Wen-Chen
Taiwan, B&W, Color, 2002, 80min
62 Years and 6,500 Miles Between nga Anita Wen-Shin CHANG
Taiwan, Color, 2005, 52min
#2 Memory of a Nation (7 filma)
A Time To Live, A Time To Die nga HOU Hsiao-hsien
Taiwan, Color, 1985, 138min
Super Citizen Ko nga WAN Jen
Taiwan, Color, 1995, 121min
The Falling Kite nga HSIAO Mei-ling
Taiwan, Color, 1999, 42min
Pusu Qhuni nga TANG Shiang-chu
Taiwan, Color, 2013, 154min
Letter #69 nga LIN Hsin-i
Taiwan, Color, 2016, 19min
Return nga HUANG Pang-chuan
Taiwan, B&W, 2017, 19min
The War that Never Was nga CHANG Chien-Chi
Taiwan, Color, 2017, 16min
#3 Paradox of a Nation (7 filma)
The 20th May Incident nga Green Team
Taiwan, Color, 1989, 69min
Chinese Television News Clips
The 20th May Incident: Farmers’ Demonstration nga Chinese Television System Inc. Taiwan, Color, 1989, 3min
The 20th May Incident: The Truck Driver nga Chinese Television System Inc. Taiwan, Color, 1989, 3min
The 20th May Incident: Situation in Ximen from Nighttime to Early Morning nga Chinese Television System Inc. Taiwan, Color, 1989, 3min
Verdict Announced Today for the 20th May Incident nga Chinese Television System Inc. Taiwan, Color, 1989, 2min
I Love (080) nga YANG Li-chou
Taiwan, Color, 1999, 58min
Resampling the Past nga Marco WILMS
Taiwan, B&W, 2010, 16min
The 561st Hour of Occupation nga YUAN Goang-ming
Taiwan, Color, 2014, 7min
Terra Nullius or: How to Be A Nationalist nga James T. Hong