CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Stories We Tell

Thirrje për aplikim


Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” është duke implementuar projektin e financuar nga Komisioni Europian në Kosovë:
“STORIES WE TELL- Fabrika për të Drejtat e Njeriut – Bashkëpunimi i komuniteteve ndëretnike përmes tregimeve vizuele”

 

Qëllimi i projektit është të promovojë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë përmes tregimeve vizuale nga të rinjtë e komuniteteve  dhe etniciteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Kjo iniciativë do të ndihmoj të stimulojmë bashkëpunimin e të rinjve në krijimin e tregimeve vizuale të përbashkëta që tregojnë pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e njeriut dhe çështjet  në komunitet  të cilat i shqetësojnë ata.

 

Grante të vogla nga 1,800 deri në 2,200 EURO janë në dispozicion për organizatat jo-qeveritare të cilat punojnë  për promovimin e filmit dokumentar  në komunitet si një mjet që ngrit diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë e jetës ndëretnike në Kosovë.

 

Aplikimi është i hapur për organizatat jo-fitimprurëse të themeluara ligjërisht në Kosovë, OJQ-të, shoqatat ose organizatat e shoqërisë civile.

 

Aplikantët duhet të paraqesin project propozimin që do të organizojë aktivitete të ndryshme rreth shfaqjes së filmave dokumentar dhe të shkurtër. Çdo organizatë që do të përfitojnë nga kjo thirrje, duhet të mobilizoj të rinjtë nga Kosova, të moshës 16-25 vjeç për prodhimin e  një-minutë-video-tregime që trajtojnë çështjet sociale dhe që përqendrohet në sfidat dhe mundësitë e jetës ndëretnike në Kosovë, të tilla si të drejtat e njeriut, jeta e në komunitet, betejat e përditshme të të rinjve, diversiteti, edukimit, dhuna. 

 

 

DokuFest do të organizojë një punëtori të përbashkët orientimi për të gjithë përfituesit. Tregimet vizuale një minutëshe të prodhuara përmes këtij aktiviteti do të kenë të drejtë të marrin pjesë në Youth Story Competition – Çmimi i tregimeve për të rinjë, e cila do të organizohet në prill 2016. Prioritet do të kenë organizatat që punojnë me komunitetet lokale, minoritetet dhe grupet e margjinalizuara.

 

Qëllimi i kësaj thirrjeje është: të forcojë aftësinë e të rinjve të Kosovës nga etnicitetet dhe prapavijat ekonomike të ndryshme në hulumtim, tregim vizuel, si dhe përdorimin e mediat sociale si mjet për të shprehur mendimet e tyre, duke krijuar kështu njohuritë dhe infrastrukturën e nevojshme për të rinjtë në Kosovë që të përdorin internetin në mënyrë efektive për ndryshim shoqëror.

 

Për të aplikuar dërgoni projekt propozimin tuaj për apliko@dokufest.com jo më vonë se 22 janar  2016.

 

 

Projekt propozimi juaj duhet të përfshijë këto informacione:

 

  1. Emri dhe Adresa e Organizatës
  2. Çertifikata e Regjistrimit OJQ-së
  3. Koordinatori i grantit
  4. Përfaqësuesi ligjor i Organizatës
  5. Qëllimi dhe aktivitetet kryesore të organizatës – maksimum 500 karaktere
  6. Lista e projekteve të ngjashme të realizuara në tri vitet e fundit
  7. Përshkrimi i Projektit
  8. Aktivitetet
  9. Rezultatet
  10. Ekipi i Projektit
  11. Afati kohor i zbatimit
  12. Oferta financiare

12.1 Shpenzimet e pranueshme

 

Shpenzimet që kanë ndodhur gjatë zbatimit të grantit që nga data e nënshkrimit të kontratës;

Shpenzimet e identifikueshme dhe të verifikueshme sipas standardeve të aplikueshme të kontabilitetit në Kosovë dhe sipas praktikave të zakonshme të kontabilitetit të përfituesit;

Shpenzimet e udhëtimit dhe meditjet ditore që kanë lidhje me projektin (takimet, aktivitetet, ngjarjet , filmimet);

Shpenzimet për personelin e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e projektit;

Shpenzimet e konsumit dhe furnizimet e nevojshme për zbatimin e projektit;

Shpenzimet direkte që janë të nevojshme për të maksimizuar rezultatet lidhura me objektivin e projektit;

Shpenzimet e marrjes me qira të objekteve të lidhura me zbatimin e projektit.

12.2. Shpenzimet e papranueshme

Borxhet dhe pagesat e shërbimit të borxhit (interesi);

Provizionet për humbjet ose detyrime të mundshme në të ardhmen;

Blerjet e tokës ose ndërtesave;

Blerjet e automjeteve;

Qira për zyra, përveç nëse aplikanti mund të demonstrojë se me qira shtesë dhe zyra është e nevojshme me qëllimin e zbatimit të aktiviteteve të lidhura me projektin;

Humbjet e këmbimit të monedhës;

Taksat, përfshirë TVSH-në, përveç nëse përfituesi ose bashkë-përfituesit mund të demonstrojnë se ata nuk mund të i rimbursojnë ato;

Kredi te palët e treta.

 

Të gjitha aplikacionet duhet të jetë në gjuhën angleze.

 

Një komisioni i vlerësimit në kuadër të DokuFest do të përzgjedhë projektet më të suksesshme që plotësojnë objektivin e kësaj thirrjeje.
Kriteret e përdorura për të vlerësuar aplikimet do të përfshijnë:

Rëndësia e propozimit për objektivin e kësaj thirrjeje – 50%

Cilësia dhe Oferta Financiare – 30%

Potenciali i ekipit – 10%

Përvoja e mëparshme – 10%

 

Të gjithë aplikantët do të njoftohen përmes e-mailit në lidhje me rezultatet e procesit të përzgjedhjes së jo më vonë se 29 janar 2016.

Për çështje që lidhen me përgatitjen e projekt propozimit,  mund të dërgohen pyetje nëtringa@dokufest.com deri më 18 janar  2016.

 

 

EU-FlagAn EU funded project managed by European Commission Liaison Office and implemented by DokuFest.