02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Stories We Tell

One minute Stories


DokuFest ka lancuar platformën dixhitale “One Minute Stories” si një hapësirë e dedikuar për filmbërësit e rinj nga Kosova.

Platforma sjell storiet vizuale një-minutëshe të të rinjëve nga e gjithë Kosova të cilët nuk duan të jenë vëzhgues pasiv të padrejtësisë sociale, por të jenë agjentë aktiv të ndryshimit, përmes punës vizuale. One Minute Stories është pjesë e “Stories We Tell”, projekt i dedikuar për promovimin e marrëdhënieve ndër-etnike dhe komunitare në Kosovë përmes tregimeve vizuale nga të rinjtë e komuniteteve dhe etniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Nëpërmjet kësaj platforme, të rinj nga Kosova janë pajisur me mjete dhe njohuri të nevojshme në fushën e tregimit vizual, në mënyrë që t’i shprehin opinionet dhe pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke i përdorur metodat e tregimit vizual.

Një seri e punëtorive u organizuan për t’i trajnuar të rinjtë Kosovar mbi bazat e video-tregimit dhe zhvillimit të një plani të punës për prodhimin e video-storieve të tyre një-minutëshe që mbulojnë çështje të ndryshme sociale.

Si rezultat janë prodhuar 83 tregime te shkurtëra.

Pjesëmarrësit e punëtorive ishin gjithashtu pjesë e Youth Story Competition Prize. Pas një shqyrtim të hollësishëm pjesëmarrësit e mëposhtëm janë fituesit e garës për videon më të mirë:

SAME AIR nga Almir Berisha nga Plemetina, fitues i çmimit me vlerë 500 Euro

 

LINKS Brilant Pireva nga Prishtina fitues i çmimit me vlerë 300 Euro

 

FARKATARI nga Semir Qylangjiu nga Prizreni fitues i çmimit me vlerë 200 Euro

 

DokuFest i uron fituesit dhe dëshiron t’i falënderojë të gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në punëtori.

Punëtoritë janë asistuar dhe ndihmuar nga Kosovo 2.0, Durmish Asllano, Romawood dhe Lumbardhi Foundation.

  • Platforma është pjesë e FABRIKËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT: bashkëpunim i komunitetit etnik përmes tregimit, projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për t’i parë rrëfimet, ju lutemi vizitoni platformën dixhitale ONE MINUTE STORIES.