04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

EFA YOUNG AUDIENCE AWARD 2017 SHPALL NOMINIMET

May 4th, 2017

Akademia e Filmit Evropian shpall kandidatët për çmimin e edicionit të 6-të të EFA Young Audience Award / Çmimin nga Audienca e Re 2017:

GOODBYE BERLIN
nga Fatih Akin, Lars Hubrich dhe Marco Mehlitz (Gjermani),

MY LIFE AS A ZUCCHINI
nga Claude Barras, Céline Sciamma dhe Max Karli (Francë) dhe

THE GIRL DOWN LOCH ÄNZI
nga Alice Schmid (Zvicër, Francë).

Nominimet u zgjodhën nga një komitet ndërkombëtar i përbërë nga Illia Dyadik (Children KinoFest / Ukrainë), Michael Habauer (Sächsischer Kinder- und Jugendfilmdienst eV / Gjermani), Selma Mehadžić (Zagreb Film Festival / Kroaci), Marta Nieto Postigo (Drac Màgic / ) dhe Hilde Steenssens (Filemon / Belgjikë).

Gjatë ditës së çmimit të audiencës së re, më 7 maj, të tre filmar e nominuar do të shfaqen për audiencat e 12-14 vjeçarëve në 31 vende në Evropë, përfshirë edhe Kosovën. 100 nxënës nga shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren do të jenë pjesë e procedurës së votimit gjatë ditës.

Dhe është audienca e re që do të veprojë si juri dhe do të votojë për fituesin menjëherë pas shfaqjeve. Në një votim të vërtetë evropian, folësit e jurisë do të transmetojnë rezultatet e tyre kombëtare nëpërmjet videokonferencës në Erfurt (Gjermani) ku fituesi do të shpallet në një ceremoni çmimesh të transmetuar drejtpërdrejt në yaa.europeanfilmawards.eu, një faqe interneti e veçantë që ofron informacion të mëtejshëm rreth filmave të nominuar dhe qytetet pjesëmarrëse.

Si përgjigje ndaj situatës aktuale në Evropë dhe si kontribut për integrim, edicioni i gjashtë i çmimit EFA Young Audience edhe këtë vit në mënyrë specifike përfshinë fëmijët refugjatë. Kjo është hera e dytë që Berlini merr pjesë në këtë nismë dhe këtu Akademia e Filmit Evropian dhe Akademia e Arteve do të sjellë së bashku nxënës të Berlinit me “klasën e mirëseardhjes” për fëmijët refugjatë. Së bashku ata do të shikojnë filmat e nominuar, do të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe si anëtarë të jurisë, do të votojnë për fituesin. Kjo ngjarje e veçantë është organizuar në bashkëpunim me Yorck Kinogruppe.

DokuFest është njëri ndër partnerët e EFA Young Awards për katër vite me rradhë. Pjesë e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Filmit Evropian përfshinë edhe prezantimin e programit të filmave SHORT MATTERS! gjatë festivalit Dokufest si dhe votimin për filmat për Çmimet Evropiane të Filmit.