02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

TRE FILMA NGA SANDRA LAHIRE

June 27th, 2019

Dokufest prezanton një premierë regjionale dhe një mini-retrospektivë të dokumentarëve dhe tri punëve eksperimentale të filmbërëses britanike Sandra Lahire.

Kuruar nga Elizabeth Dexter, programi i cili përfshin një dekadë të prodhimit krijues të Lahires – i përzgjedhur të komunikojë temat dhe imazhet kyqe të regjisores – shpreson t’ia mbrojë Lahires pozitën e saj esenciale në filmin eksperimental dhe feminist në Mbretërinë e Bashkuar, prej viteve ’70-a deri në mijëvjeçar.

Prej filmit të saj të parë, Arrows, një studim mbi anoreksinë, deri tek Uranium Hex një komentar mbi dëmtimet që i bëhen natyrës dhe trupit  nga industria nukleare, në përmbyllje me Night Dances, film që prezanton dashurinë e dy lesbikeve si dhe hijet e fantazmave si shoqëruese-shtrati joshëse dhe të çuditshme. 

Të gjithë filmat e këtij programi, tentojnë t’i bëjnë të dukshme spektret e shumta dhe proceset e shpërbërjes trupore që u referohen grupeve queer, grave si dhe trupave indigjenë, për të krijuar një hapësirë për kundërsulm dhe kënaqësi.