02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Rrëfimet zhbiruese të së vërtetës: Larisa, Handsworth, Orestes

June 18th, 2019

I kuruar nga Sezgin Boynik, Tevfik Rada dhe Nagehan Uskan, programi Rrëfimet zhbiruese të së vërtetës: Larisa, Handsworth, Orestes pjesë e DokuFest2019, prezanton tre filma që testojnë kufijtë e përfaqësimit dhe, propozojnë një gjuhë filmike që vete përtej kufizimeve mbi atë se si rrëfimet e përpjekjeve klasore duhet të tregohen.

Rrëfimet zhbiruese të së vërtetës: Larisa, Handsworth, Orestes

Në filmin Handsworth Songs, pjesë e repertuarit të kolektivit Black Audio Film Collective (BAFC), mes makinave të djegura dhe sirenave të policisë, dëgjojmë zërin e një gruaja tek thotë “nuk ka tregime në trazira, ka vetëm fantazma të tregimeve të tjera”.

Kjo deklaratë është dëshmi e së vërtetës, që vetë-deklarohet vetëm në momente shpërthimesh.

Me një seri prej tre filmash, programi synon të shfaqë dhe diskutojë tri rrëfime të njerëzve të ndryshëm, situatave dhe lëvizjeve të formësuara në thyerje. Ajo që i shkrinë në një tregimin e Larisa Reissner me trazirat e proletariatit të zi urban në periferinë e Birminghamit dhe tregimin e Orestias që zhvillohet në Afrikë, nuk qëndron vetëm tek historia e luftës dinjitoze të këtyre njerëzve për emancipim dhe liri. Ajo është poashtu e ndërlidhur me artin e rrëfimit të këtyre ngjarjeve si një ide poezie, si një regjim i së vërtetës.

Filmi About Narration nga viti 1975 nga Harun Farocki dhe Ingemo Engström është një film mbi jetën e Larisa Reissner, poete dhe revolucionare e cila e tradhëtoi klasën e saj dhe përdori aftësitë e saj për të treguar historitë e njerëzve të varfër nga Hamburgu në Afganistan.

Filmi i parë Handsworth Songs i Black Audio Film Collective (BAFC) i vitit 1987, është film i rrëfimeve të pamundura të përpjekjeve të diasporës. Ndryshe nga rrëfimet e tjera të ngashërimit dhe melankolisë, Handsworth Songs është rrëfim i imigracionit, i rrëfyer përmes altoparlantësh të muzikës dub underground, periferive të trazuara dhe rrëfim i një zgjimi historik.

Ndërkaq, Notes Towards an African Orestes është njëri ndër filmat më eksperimentalë dhe eseistë të Pier Paolo Pasolinit, i bërë në vitin 1970. Filmi prezanton ngjarjen e Orestias në Afrikën bashkëkohore dhe është i nyjëzuar me tinguj të lirë të jazz-it, rrethana neo-koloniale, përcjellë nga komentime të studentëve Afrikanë në Romë.