02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

PO LYPIM SHPIJA TE ÇARSHIA!

June 26th, 2019

DokuFest po kërkon dashamirë që lëshojnë shtëpi ose banesa me qera në Prizren për mysafirët e festivalit, duke filluar nga data 02 deri me 10 gusht 2019.

Të gjithë ata që posedojnë shtëpi, banesë, apo dhomë (për një apo më shumë persona) e që janë në dispozicion gjatë edicionit të këtij festivali, i lusim që të lajmërohen në hospitality@dokufest.com ose në numrin  +383 49 140 511 (Erza) deri me datën 30 korrik 2019.

Dokufest ju siguron që edhe këtë vit kujdesi ndaj shtëpive do të jetë maksimal.