:DokuPhoto

10559557_10152736226677985_851131360_o

Me shumë kënaqësi  ju njoftojmë që njëri nga fotografët tanë të preferuar, anëtar i Agjencionit të Fotografisë VII dhe fotografi i njohur Donald Weber, do të ekspozojë projektin e tij të fundit në këtë edicion të DokuPhoto. Koordinuar nga fotografi Kosovar Ferdi Limani, ekspozita ‘Barricade: The EuroMaidan Revolt’ mbledh portrete të njerëzve që Donald Weber takoi në rrugë, një përmbledhje të kokteleve Molotov që kanë qenë arma e zgjedhur e protestuesve EuroMaidan në Kiev si dhe gjërat personale multi-milionëshe të presidentit Viktor Yanukovich të gjetura në rezidencën e tij luksoze në Mezhigiriya.

DokuPhoto do të hapet të premten më 15 gusht në rrugën e Saraqëve, në mes të Hamamit dhe Shtëpisë së Kulturës në Prizren, me praninë e Donald Weber. Fotografitë do të ekspozohen deri më 24 gusht.

DokuFest poashtu do të organizojë një master-klasë me Donald Weber për tregimin e storieve dhe ndërtimin e narrativës vizuele përmes fotografisë. Përveç kësaj, Weber do të jetë pjesë e një seance të shqyrtimit të porotfoliove (portfolio review) drejtuar fotografëve profesional të cilët dëshirojnë të diskutojnë për punën e tyre dhe të eksplorojnë praktikën e tyre të dokumentimit. Më shumë informacione për master klasën dhe seancën e shqyrtimit të portfoliove do të publikohen së shpejti.

Për DONALD WEBER:

Para fotografisë, Donald Weber  u trajnua si arkitekt dhe punoi me teoricientin urban Rem Koolhaas ne Zyrën për Arkitekturën Metropoliane (OMA) në Roterdam, Holandë. Ai është i përkushtuar në studimin se si fuqia vendos një teatër gjithë-përfshirës për subjektet e tij; ajo që Weber dokumenton ëshë bashkëpunimi sekret në mes të padronit dhe viktimës.

Ai është fitues i disa çmimeve dhe bursave, duke e përfshirë një burse nga Guggenheim, çmimin Lange-Taylor, çmimin e Dukës dhe Dukeshës së York-ut, dy çmime World Press Photo, 30 të PDN-së si dhe emërimin si Emerging Photo Pioneer nga American Photo.

Projektet e tij të ndryshme të fotografisë janë ekspozuar si instalacione, ekspozita dhe shfaqje në festivale dhe  në galeri në të gjithë botën, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Muzeun e Armatës në Invalides Les në Paris, Muzeun e Artit Portland dhe Muzeun Royal Ontario. Ai është një mësues i përkushtuar dhe është njihet për seritë e tij të vazhdueshme të ligjeratave dhe seminareve dhe si një tutor i rregullt në World Press Photo.

 

 

Portfolio Review

 

Agron Dragaj

AgronDragaj

www.agrondragaj.com

Agron Dragaj është një fotograf i lindur ne Kosovë i cili aktualisht jeton në Nouakchott, Mauritania. Ai u diplomua në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992 dhe në Institutin e Fotografisë në New York (NYIP). Pasioni i tij për fotografinë e shtyu atë që të bëhej person me dhunti të shumta, ekstrovert dhe fotograf i pavarur.

Pesë vjet punë në Sri Lanka hynë në dokumentari “Portraits of Displacement”, i cili portretizon përpjekjet e agjencive të OKB-së dhe të I/NGO-ve për zhvendosjen dhe ndihmën humanitare – për shkak jo vetëm të dy dekadave të luftës civile, por edhe për zhvendosjen e njerëzve pas Tsunamit i cili goditi bregdetin e Sri Lanka më 26 dhjetor 2004.

Disa nga puna e tij u shfaqën në:

Time, Geo, the Guardian, der Spiegel, CNN Traveler, Wall Street Journal, Bloomberg, Gazetën Businessweek, Le Figaro, Daily news, Internacionale, Silver Kris, Etihad inflight magazine, Gazetën Amana, Gazetën JPG,  Gazetën Sky, UNICEF, në publikimet në web dhe lajme të UNHCR.

 

 

Ferdi Limani

FerdiLimani

www.ferdilimani.com

I lindur në Prizren, Kosovë në vitin 1982. Interesi i tij i parë për fotografinë filloi me luftën në Kosovë. Puna e tij e parë, dokumentimi i eshtrave të luftës e bëri atë të vendosë për të qëndruar në fotografi, veçanërisht në fotoraportim. Pasi që e mësoi anën teknike të “dhomës së zezë” dhe përpunimit, e studjoi gazetarinë në Prishtinë dhe vazhdoi në punëtorinë për fotoraportim VII Foto në Provence, Francë

Ai ishte një nga fotografët e parë në gazetën e përditshme Express në Prishtinë, më pas në gazetën e përditshme Lajm dhe në agjencinë World Picture News dhe në Associated Press. Puna e tij është botuar në Marie Claire, Le Journal De DIMANCHE, New York Times, The Herald Tribune, Le Monde, Yo Dona, The Guardian dhe ka kontribuar në reviztën spanjolle të fotografive dokumentare “Ojo De Pez” me projektin e tij afatgjatë për personat e pagjetur nga Kosova (Missing Persons from Kosovo).

Në vitin 2007 ai e morri çmimin “Ex-Changes”, një grant për fotografi nga Qeveria Gjermane për projektin e tij mbi ndotjen në Kosovë. Ai është një nga anëtarët themelues të Agence Le Journal në Stamboll, ku edhe ai jeton.

 

 

Jodi Hilton

JodiHilton

www.jodihilton.com

Jodi Hilton është një fotoreportere Amerikane dhe një e diplomuar në Missouri School of Journalism. Puna e saj fokusohet në tema të njerëzve dhe shoqërive margjinale.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2000 ajo ka fotografuar jetën rurale në një fshat Italian. “Return to Eboli,”, bazuar në romanin e Carlo Levit  “Christ Stopped at Eboli,” u botua nga National Geographic Italia në vitin 2001.

Në Honduras ajo e bëri një histori në lidhje me bandat ultra të dhunshme në Mara. Në Pakistan ajo ka fotografuar njerëzit indigjent të Kalashit të cilit ishin në shuarje dhe riatdhesimin e detyruar të refugjatëve Afganë.

Që nga viti 2005 ajo ka ndjekur historitë e refugjatëve Sirianë, në veçanti ata që kërkuan azil në Bullgari.

Në vitin 2013 dhe 2014 ajo i ka ndjkur protestat në Gezi Park dhe ka fotografuar jetën e të rinjve të pastrehë në Bukuresht. Kohët e fundit, ajo ka qenë duke punuar në Ballkan dhe duke raportuar në pakënaqësi politike dhe në komunitetet rome në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Maqedoni.

Puna e saj është shfaqur në botime të shumta, duke përfshirë: The New York Times, The Wall Street Journal, Time, Vocativ, Amica, GlobalPost, Vice (Francë) dhe Mashable.

Që nga viti 2004 ajo jeton  në Stamboll, Turqi dhe Sofje, Bullgari.

 

 

 

To access the application for portfolio review please click here.