16.03.2013

    DOX BOX DITA GLOBALE 2013

    Syria

Për vitin e dytë me rradhë, Dokufest është krenar të marrë pjesë në Ditën Globale për Sirinë – një projekt i inicuar nga festivali i filmit dokumentar nga Siria DOX BOX në përkrahje të filmëbërësve sirianë dhe njerëzve të tij.

“Njerëzit nga Siria kanë ndaluar së shikuari filma. Në vend të saj, ata kanë filluar të bëjnë filmat e tyre.”

Në mars të vitit të kaluar organizatorët e festivalit të filmit dokumentar Dox Box nga Siria vendosën që të anulojnë festivalin për shkak të situatës së tensionuar në shtetin e tyre. Në vend të kësaj, ata ftuan festivalet e filmi dokumentar nga e gjithë bota të marrin pjesë në gjysmë protestë dhe gjysmë festim të Ditës Globale për Sirinë.

DokuFest është shumë i gëzuar që do të shfaq publikut nga Kosova punën e qytetarëve të guximshëm të Sirisë për të dytin vit me rradhë. Ne shpresojmë që Festivali DOX BOX do të vazhdojë vitin e ardhshëm një një Damascus të lire.

Shfaqja e filmave do të mbahet në Shoqninë Kulturore Artistike (Kino Lumbardhi) në Prizren, të henën më datë 18 mars, nga ora 18:00.