:Work

dokufest_work_2015

Puno në DokuFest

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtë DokuFest hap konkurs për të gjithë ata që dëshirojnë të jenëpjesë e edicionit të 14’të që do të mbahet në Prizren nga 8-16 gusht 2015. Të gjitha pozitat janë të karakterit të përkohshëm për ti përmbushur pozitat teknike dhe administrative.

 

Për të aplikuar dërgoni një email në apliko@dokufest.com duke dërguar një CV dhe letër motivimi të shkurtë, si dhe pozitën për të cilën aplikoni.

 

 

Afati i aplikimeve: 10 korrik 2015

 

Aplikacionet që dërgohen në email adresa tjera  dhe pas afatit nuk do të konsiderohen. Vullnetarët e më hershëm do të kenë përparsi në procesin eselektimit.

Departamentet dhe pozitat:

Kinema:Asistent Kinemaje – 7 pozita /1-20 gusht/
Logjistikë: Asistent – 5 pozita /20 korrik – 20 gusht/
Koordinim i vullnetarëve: Asistent – 1 pozitë /20 korrik – 20 gusht/
Projeksionistë – 5 pozita  /20 korrik – 20 gusht/
Përkthyes simultan – 1 pozitë /6 – 17 gusht/
Asistentë të Jurisë – 5 pozita /6-18 gusht/
Asistentë për punëtori – 3 pozita /1 – 31 gusht, me opcion vazhdimi për 2 muaj tjerë/
Numri total i pozitave të lira: 27
Për më shumë informata për DokuFest:

 

http://dokufest.com
https://www.facebook.com/dokufestprizren