Puntoritë

Debates & Master Classes

Krahas projeksioneve e ahengjeve të vona, këtë vit Dokufesti do të vazhdojë traditën si nikoqir i paneleve e punëtorive të ndryshme. Këto aktivitete, që do të sjellin figura të njohura në fushat e tyre përkatëse, do të trajtojnë llojllojshmëri temash që kanë të bëjnë me filmin dhe përtej. Nga ligjërata prej kineastëve të mirënjohur e deri te punëtoritë në aspektet kyçe të filmbërjes, aktivitetet e sivjetme premtojnë të jenë atraktive për pjesëmarrës. Më poshtë gjeni përshkrimet për secilin aktivitet dhe detajet rreth pranueshmërisë së pjesëmarrësve.

 

PUNËTORITË 

 

DOKUPHOTO

Punëtoria DokuPhoto do të mbledh fotografët dokumentarë nga regjioni të cilët do të udhëzohen nga bashkëthemeluesi i agjencisë Noor Images dhe fituesi i shumë çmimeve për fotografi Pep Bonet, për të krijuar një storie vizuele për Kosovën. Poashtu, punëtoria do të përfshijë një master klasë një ditore me fotografin e njohur anglez Andrew Testa. Fotografët e përzgjedhur janë ftuar në Prizren për gjashtë ditë intenzive të fotografimit dhe editimit. Puna e prodhuar në punëtori do të tregohet në DokuFest.

E hapur vetëm për aplikantë

Data: Gusht 16 – 25

 

KINO PRIZRENI

Filmbërës nga e tërë bota do të mblidhen në Prizren për të krijuar filma të shkurtër me buxhet të ulët në një mjedis të spontanitetit dhe bashkëpunimit. Ata do të shkruajnë, xhirojnë, editojnë dhe shfaqin filmat e tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore. Filmat e përfunduar do të shfaqen në DokuFest 2013.

E hapur vetëm për aplikantë

Data:  Gusht 17 – 25

 

BALKAN DOCUMENTARY CENTER WORKSHOP

BDC Discoveries 2013 është një punëtori për zhvilimin e projekteve, i fokusuar në bashkimin e profesionistëve me projekte dokumentarë me potencial ndërkombëtar dhe ndihmesën për ti ekspozuar ato në partner dhe financues potencial në tregun e filmit evropian. Pjesëmarrësit do të mbajnë sesionin e tyre final gjatë DokuFest dhe do të fokusohen në paketimin e projekteve dhe prezantimin e tyre para jurisë.

E hapur vetëm për aplikantë

Data:  Gusht 21 – 24

 

PANELET DHE LIGJËRATAT

 

TË PËRBALLOSH TË KALUARËN

“E kaluara e formëson të tashmen dhe të ardhmen.” Tema e përballjes me të kaluarën ka qenë rrallë e diskutuar në një nivel të tillë të panelistëve të cilët do të sjellin ekspertizën regjionale dhe ndërkombëtare në Kosovë.

E hapur për publikun

Data: Gusht 18, 17:00h

Vendi: Hamami

Moderator: Adriatik Kelmendi

Panelistë: Zarko Puhovski, Veton Surroi, Natasa Kandic, Joshua Oppenheimer.

 

NJË DITË PAS PAQES

Zt. Bassam Aramin nga Palestina, Znj. Robi Damelin nga Izraeli, representativë të  Parents Circle Families Forum do të ndajnë eksperiencën e tyre me të punuarit me komunitete në pajtimin në Ballkanin Përëndimor. Debati do të paraprihet nga shfaqja e dokumentarit “One Day After Peace” për përpjekjet e Komitetit për Pajtim të Afrikës Jugore për të kapërcyer plot vite armiqësie.

E hapur për publikun

Data:  Gusht 19, 16:00h

Vendi: Kino Klubi

Panelistë: Basam Aramin, Robi Damelin

 

LIGJËRATË ME SIGNE BYRGE SORENSEN

Signe Byrge Sørensen, producentja e filmit shumë të lavdëruar nga kritikët, The Act of Killing, një produksion danez nga kineasti amerikan Joshua Oppenheimer, do të mbajë një ligjëratë në Hamam.

Filmi ka fituar një mori çmimesh dhe këtë vit shfaqet në festival si pjesë e programit Focus Nordic. Kjo ligjëratë ofron një diskutim për krijimin e një filmi të ndërlikuar, politikisht të ndjeshëm dhe të rrezikshëm për njerëzit e përfshirë në realizimin e tij, si para kamerës ashtu edhe pas. Biseda do të përqëndrohet në bashkëpunimin e producentes me Joshua Oppenheimer gjatë një dekadeje që u nevojit për ta bërë filmin në Indonezi. Në pronësi të viteve material audioviziv, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Sørense do të zbulojë se si ajo dhe Oppenheimer punuan së bashku për ta kondensuar materialin dhe krijuar këtë kryevepër të dokumentarëve modernë. Klipe nga filmi do të shfaqen gjatë ligjëratës. Ligjërata moderohet nga Pamela Cohn.

E hapur për publikun

Data: Gusht 19, 16:00h

Vendi: Kino Klubi

 

OBJEKTIVAT NË ENERGJINË E RIPËRTRISHME: KU QËNDRON KOSOVA?

A është duke i  arritur Kosova targetet e saja në energjinë e ripërtrishme? Cila është strategjia e Qeverisë së Kosovës për të arritur 25% të konsumit total të energjisë nga energjia e ripërtrishme deri në vitin 2020?

E hapur për publikun

Data: Gusht 20, 17:00h

Vendi: Hamami

Panelistë: Jan-Peter Olters , Menaxher për Kosovë – World bank, Fadil Ismaili – Ministër i Zhvillimit Ekonomik ,RBF (TBC), Visar Azemi – Koordinator i Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable

Moderator: Adriatik Kelmendi

 

LIGJËRATË ME JAY ROSENBLATT

Jay Rosenblatt prezanton një ligjeratë për përdorim e materialit arkivor filmik në bërjen e kinemasë eksperimentale, diçka për të cilën ai ësht i njohur në mbarë botën.  Filmat e tij eksperimental kombinojnë teknikat rigoroze me mënyrat jo-tradicionale të narracionit për të prodhuar një numër të punëve të cilat janë intenzivisht personale.

E hapur për publikun

Data: Gusht 21, 16:00h

Vendi: Kino Klubi

 

MEDIET SOCIALE DHE AKTIVIZMI

Paneli i diskutimit “Mediet sociale, qytetarët dhe demokracia” është i organizuar në partneritet me UNDP dhe organizatën EC ma NDryshe, ka për qëllim involvimin e aktivistëve të shquar dhe ekspertë që do të ndajnë eksperienën e tyre në përdorimin e medieve sociale për monitorimin e performances institucionale, nxitjen e aktivizmit qytetar dhe ndryshimet shoqërore.

E hapur për publikun

Data: Gusht 21, 17:00h

Vendi: Hamami

Panelistë: Amr Sobhy- aktiviste Egjiptiane, Natalya Gymenyuk, Dan Mq Quillan- ekspert i medieve sociale, Yll Rugova- aktivist nga Kosova, Helena Puig.

Moderator: Hajrullah Ceku

 

PSE VARFËRIA?

Paneli do të fokusohet në Qëllimin 1 të Zhvillimit të Mileniumit, i cili synon të zbusë varfërinë dhe dimensionet e saj të shumta. Dokumentari i shkurtër Mama Illegal do të shfaqet për të nxitur debatin i cili do të adresojë  çështjen e varfërisë dhe emigrimit ilegal. Paneli do të jetë një kombinim i vendimarrësve, një filmëbërës dhe njërëzve me influencë të cilët  po kërkojnë zgjedhje të prodhojnë storie të cilat i inspirojnë dhe aktivizojnë njerëzit të jenë pjesë e zgjedhjes së migrimit ilegal.

E hapur për publikun

Data: Gusht 22, 17:00h

Vendi: Hamami

Panelistë: Steliana Nedera, Përfaqësuese e Programit të Kombeve të Bashkuar për Zhvillim (UNDP), Nenad Rašić, Blerta Zeqiri – regjisore

Moderator: Aliriza Arënliu

 

PA/VARËSIA: Kontradiktat e pavarsisë kombëtare në art dhe politikë

Pavarësia kombëtare, deklarimi i pavarësisë apo thjesht pavarësia janë terme strikte politike të cilat kanë qenë burim për kinemaë që nga fillimi i saj. Paneli do t’i diskutojë këto nocione në kontekstin e Kosovës ku transformimet politike nuk kanë drejtuar në transformime serioze në formën e prodhimit të kinemasë. Paneli do të vazhdoj me shfaqjen e dokumentarit  ’The Condition of the Working Class’ (2012) nga Michael Wayne dhe Deirdre O’Neill’s dhe një sesion Q & A me regjisorët, të drejtuar nga Valdrin Prenkaj.

E hapur për publikun

Data: Gusht 22, 16:00h

Vendi: Kino Klubi

Panelistë:  Michael  Wayne, Slobodan Karamanic, Agon Hamza,

Moderator: Sezgin Boynik

 

KINEASTËT SI THYES KUFIJSH

Reprezentativë nga festivalet e filmit nga rajoni do të flasin për programet e përbashkëta dhe planet e së ardhmes që kanë për qëllim edukimin e gjeneratës së re të filmëbërësve të dokumentarëve të Ballkanit.

E hapur për publikun

Data: Gusht 23, 17:00h

Vendi: Hamami

Panelistë: Veton Nurkollari – DokuFest, Kumjana Novakova – Pravo Ljudski Film Festival, Rajko Petrovic – Free Zone, Kirijana Nikoloska – Makedox

 

LIGJËRATË ME MIA ENGBERG & TOBIAS JANSON

Studim se si një filmëbërës e krijon një film personal të bazuar në jetën e vërtetë dhe e transformon ate në një storie të dashurisë universal, e cila rezonon me publikun në të gjithë botën. Filmi është Belleville Baby, i cili shfaqet si pjesë e garës tonë të dokumentarëve ndërkombëtarë.  Diskutimit të regjisores suedeze, Mia Engberg , do ti bashkohet producenti i saj Tobias Janson nga kompania e producentëve Story AB nga Stokholmi.

E hapur për publikun

Data:  Gusht 23, 16:00h

Vendi: Kino Klubi

 

DOKUKIDS

 

PINHOLE WORKSHOP

Gjithkush duhet të ketë një kamerë dhe gjithkush duhet t dij se si ajo punon. Dhe gjithkush duhet të ketë ndërtuar kamerën e tyre njëherë. Punëtoria Pinhole do të i jape pjesëmarrësve materialet dhe dijen se si të krijojnë  kryeveprën e tyre të kamerës pinhole. Punëtoria do të prezantoj historinë e pinhole dhe kamerës me film; teknikat, metodat, strategjitë,ekspozicionet, pozicionimin, këndet. Një ekspozitë me fotografitë e prodhuara do ta përmbyll punëtorinë.

E hapur për fëmijë 12+

Data: 19 – 21 Gusht

Ekspozita: 21 – 24 Gusht

Vendi: Yunus Emre

 

FORCA KREATIVE –  Vetimazhi & Të drejtat e Njeriut

Creative Force po kthehen në Prizren, këtë herë për të bashkuar pjesëmarrës nga Kosova, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Suedia të cilët gjatë festivalit, së bashku me tutorët, do të xhirojnë dhe prezantojnë filmat me temën e VARFËRISË. Creative Force është një iniciativë e Institutit Suedez për të themeluar djalog dhe forume krative për kulturë.

E hapur vetëm për aplikantë

Data:  Gusht 18-25

 

TEATRI ORGANIK

Femijët që marrin pjesë në Teatrin Organik, do të zhvillojnë një performancë rreth 5 min, duke përdorur si stimulim për zhvillim të teatrit – muzikën, poezinë dhe ngjarjet e tyre personale. Performanca do të jetë një kombinim i lëvizjeve trupore, ekspresioneve të fytyrës dhe efekteve te zërimit.

E hapur për fëmijë 5+

Data:  19 – 21 Gusht

Vendi: Yunus Emre