25.08.2013

    DOKUFEST 2013 SHPALL FITUESIT!

    857041_535719563167021_225553635_o

    KOMUNIKATË PËR SHTYP

    PRIZREN 25.08.2013

    Pas shfaqjes së 106 filmave në shtatë kategoritë përkatëse, Dokufest shpalli çmimet e edicionit të sivjetëm, sipas përzgjedhjes së jurive ndërkombëtare. E mbajtur në Kino Bahçe gjatë ceremonisë së mbylljes të Dielen me 25 Gusht në ora 20:00, anëtarët e jurisë shpërblyen kineastët dhe producentët për arritjet e tyre. Prizreni priti një numër të paprecedentë të kineastëve ndërkombëtarë, dhe gjithashtu numër rekord të mysafirëve nga industria e filmit dhe nga regjioni i Ballkanit, duke përfshirë Bosnje & Hercegovinën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në total, programi i festivalit u përbë nga 250 filma, me seksione të veçanta dhe programin Focus Nordic që solli mbi 40 filma nga regjioni nordik. Kinematë e festivalit u frekuentuan nga 9500 vizitorë përgjatë rrjedhës së festivalit që zgjati nga 17 deri më 25 Gusht.
    Më poshtë gjeni çmimet e këtij edicioni:

    Çmimi INTERNATIONAL DOX i ndahet:

    Metrazhi i gjatë: Belleville Baby nga Mia Engberg (Suedi)

    “Juria përzgjedh këtë film për mjeshtërinë regjisoriale të kineastes, që dërgon audiencën në një udhëtim emocional duke përdorur imazhe, fragmente dhe shtresa toni depërtuese. Filmi shndërrohet në një diskutim të hapur të formave narrative të kinemasë duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si secili prej nesh sendërton kujtimet përmes rrëfimit, gjysëm të vërtetë dhe gjysëm të shpikur. Juria i ndan çmimin International Dox Belleville Baby nga Mia Engberg.

    Metrazhi i shkurtër: A Story for the Modlins nga Sergio Oksman (Spanjë)

    “Juria përzgjodhi një film të shkurtër që merr zhanrrin “found footage” dhe e transporton në një nivel tjetër duke shtyrë në mënyrë kreative kufijtë e rrëfimit jofiktiv dhe duke e përfshirë publikun në një proces surreal të rikonstruktimit të një albumi familjar. Filmi identifikon një regjisor në kontroll të plotë të procesit të tij kreativ. Juria i jep çmimin International Dox A Story for the Modlins nga Sergio Oksman.

    Juria: Birgitte Staermose, Guillermo Carreras-Candi, Katja Wiederspahn, Noemie Mendelle, Paul Sturtz

    Çmimi BALKAN DOX i ndahet:
    When I Was a Boy I Was a Girl nga Ivana Todorović (Serbi)

    “Regjisorja Ivana Todorovic na sjell një perspektivë të freskët dhe të papërkulur në ekzistencën e përditshme të një individi që ka gjetur guximin të jetë vetvetja.”

    Njohje e veçantë: A Sort of Love nga Dirk Schäfer (Gjermani/Turqi)

    “Juri i ndan një njohje të veçantë punës së Dirk Schafer e cila kap, me mprehtësi të ndjeshme, vështirësitë e një njeriu të bllokuar mes traditës dhe modernitetit.”

    Çmimi Debutant: To the Wolf nga Christina Koutsospyrou dhe Aran Hughes (Greqi/Britani e Madhe/Francë)

    “E brumosur nga drita dhe errësira, një botë e zymtë paraqitet me një gjuhë dhe vizion unik.”

    Juria: Brigid O’Shea, Francine Brucher, Ilian Metev

    Çmimi HUMAN RIGHTS DOX i ndahet:

    Dance of Outlaws nga Mohamed El Aboudi (Finlandë)

    “Regjisori Mohamed El Aboudi ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të veçantë të besimit me protagonistin e tij në Dance of Outlaws. Në këtë mënyrë, si shikues, ekspozohemi ndaj strukturave tradicionale familjare në Maroko. Film nuk ofron vetëm një grimcë, por fuqishëm rrëfen tregimin e një shpirti të humbur. Ka befasi me një dramaturgji shumë koherente. Asnjë film fiktiv nuk do të mund ta tërhiqte këtë narrativë më tej.”

    Juria: Arbana Xharra, Daniel Sponsel, Rajko Petrovic

    Çmimi GREEN DOX i ndahet:

    Future My Love nga Maja Borg (Skoci)

    “Ky film poetik e filozofik kombinon dy sfida esenciale me të cilat ballafaqohemi: qëndrueshmëria e civilizimit dhe mbijetesa e dashurisë. Juria i jep çmimin Green Dox Future My Love nga Maya Borg.”

    Njohje e veçantë: Leviathan nga Lucien Castaing-Taylor and Véréna Paravel (Francë/Britani e Madhe/SHBA)

    “Për sulmin e tij ndijmor, origjinalitetin dhe guximin kreativ, juria i ndan një njohje të veçantë Leviathan nga Lucien Castaing-Taylor dhe Véréna Paravel.”

    Juria: Chico Pereira, Jay Rosenblatt, Melissa Lindgren

    Çmimi INTERNATIONAL SHORTS i ndahet:

    A Society nga Jens Assur (Suedi)

    “A Society është një film mbërthyes dhe provokues dhe ne ishim shumë të impresionuar nga ngjallja e atmosferës dhe ndërloja në mes të rrëfimit dhe temave. Si një copë kinematike bukur e realizuar, A Society vendos pranë njëra tjetrës realitetin dhe trillimin, errësirën dhe dritën, lirinë dhe shtypjen deri në një efekt shkatërrues: një film fiktiv që kanalizon tërbimin vetpohues të një dokumentari për të drejtat e njeriut.”

    Njohje e veçantë: Chamomile nga Neritan Zinxhiria (Greqi)

    “Deshëm t’ia ndanim një njohje të vecantë Chamomile nga Neritan Zinxhiria sepse juria u impresionua me dorën e sigurtë të këtij regjisori debutant dhe mënyrën si si manovron me mediumin kinematik – terreni i pafalshëm e i egër që pasqyron atë të brendshëm të protagonistes krijon një portret të rrënjëzuar në rite dhe qëllime personale.”

    Juria: Adrian Paci, Ali Akay, Lydia Beilby

    Çmimi NATIONAL i ndahet:

    The Stone on the Shore nga Jonada Jashari (SHBA)

    “Juria i jep çmimin fitues The Stone on the Shore për saktësisht çdo detaj të filmit: nga kinematografia deri te kostumet, nga skenari deri te regjisura e standardeve botërore. Ndjejmë që çdo detaj i filmit ishte pjesë e një plani mjeshtëror. Një kryevepër.”

    Njohje e vecantë: Zibidi nga Nart Zeqiraj (Kosovë)

    “Kjo komedi e errët përmes stilit minimalist dhe gjuhës filmike portretizon një botë universale të adoleshentëve. Tre aktor të rinj paraqesin mërzinë dhe apatinë e adoleshentëve të cilët fillon t’i kuptosh më shumë teksa ngjarja shpaloset. Qesharake, prekëse dhe e regjistrueshme.

    Juria: Adriana Matoshi, Marcin Luczaj, Sabir Kanaqi

    Çmimi YOUTH i ndahet:

    Batman at the Checkpoint nga Rafael Balulu (Gjermani)

    “Juria konsideroi këtë film si të realizuar në mënyrë të manhitshme. Është e pashmangshme mos ta lavdërosh elementin politik të tij. Aftësia për të qeshur me dobësi ka vlerë shumë të lartë.”

    Njohje e vecantë: Nicoleta nga Sonia Liza Kenterman (Britani e Madhe/Greqi)

    “Juria i ndan njohje të vecantë Nicoleta nga Sonia Liza Keterman sepse është një film që të lë pa frymë dhe i kompletuar, brenda e jashtë.”

    Njohje e vecantë: These Things Happen nga Grigory Kurdyaev (Rusi)

    “Juria i jep një njohje të vecantë edhe These Things Happen nga Grigory Kurdyaev për ndjeshmërinë dhe sharmin e filmit.”

    Juria: Laureta Paqarizi, Rrita Berisha, Vernon Shukriu

    Çmimi I PUBLIKUT i ndahet:

    Kolona nga Ujkan Hysaj (Kosovo)
    ProCredit Video Mjedosore :

    Çmimi i Parë: Paradox nga Trim Kasemi
    Çmimi i Dytë: Shkatërrojnë Gjelbrimin në Prishtinë nga Visar Duriqi
    Çmimi i Tretë: Berllogu bohët prej Bërllogut nga Nora Raci