02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Njohuritë dhe praktikat të përdorimit të filmit dokumentar në mësimdhënie

Nga 20 – 22 shtator 2018 në Beograd u zhvillua konferenca e organizuar nga PIN (People In Need) me fokus në ndarjen e përvojave për praktikimin e filmit dokumentar si mjet në mësimdhënie.

Profesorët nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë pilotuar kursin “Filmi në mësimdhënie” në muajin maj të këtij viti, me mbështetje të DokuFest, me pjesmarrje të studentëve të Departamenti i Edukimit dhe Filologjisë.

Kjo konferencë u zhvilluar në kuadër të projektit “Prezantimi i çasjeve të reja në edukimin shoqëror II”, në partnertet me People in Need (Pragë), Free Zone Junior (FOND B92, Beograd), Center for Teacher Education (Universiteti i Beogradit, Fakulteti Filozofik), DokuFest (Prizren), Universiteti “Ukshin Hoti” (Prizren) dhe program One World in School (OWIS), mne mbështetje të National Endowment for Democracy (NED).

Prezantimi i praktikës në Universitetin e Prizrenit
prof. Artan Reshani (Edukatë Qytetare dhe Histori)

Panel diskutimi “Përzgjedhja e filmit dokumentar në mësimdhënie”
(nga e majta: Dusan Kubecka (One World in Schools), Tringa Siqeca (DokuFest), Rajko Petrovic (Free Zone Film Festival), Melita Randjelovic (Free Zone Junior)

Panel diskutimi “Zëri i studentëve: Praktikimi i filmit në mësimdhënie”
Blerta Zenelaj dhe Fatlinda Veseli – përfaqësuese të studenteve të Universitetit të Prizrenit


Profesorët pjesmarrës në konferencë nga Universiteti i Prizrenit
(nga e majta: prof. Artan Reshani, prof. Luan Vardari, prof. Nazli Tyfekqi)