04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

ANDRRA NË DOKUNIGHTS

July 12th, 2017

Koncepti live i ANDRRA – bashkëpunimi mes artistes kosovare Fatime Kosumi me anëtarët e grupit APPARAT nga Berlini do të performojnë në skenën tonë të dashtun Andrra më 6 gusht!

ANDRRA lansoi ​​videon e këngës së saj të fundit “Kalle Llamen” më 2 janar, dhe ka kaluar shpejt top listat e muzikës në Kosovë dhe Shqipëri. Kënga është pjesë e albumit të saj “Palinë”, që tregon historinë e vajzave shqiptare që janë martuar në moshë të re.

Albumi i saj debutues është prodhuar së bashku me producentin dhe kompozitorin PC-Nackt nga Berlini. Kënga e titullit të albumit “Palinë”, bazohet në historinë e Palinës 14-vjeçare, protagonistite të një kënge të vjetër popullore nga Ulqini (Mali i Zi), e cila po martohet nga familja e saj. Gjatë gjithë albumit, ANDRRA përdor tekstet e marra nga këngët tradicionale të kanagjegjeve, të cilat u këndohen nuseve të reja nga të afërmit e saj një natë para dasmës së tyre.

Një këngëtare-kompozitore dhe producente, ANDRRA ka lindur në Rosenheim, Gjermani, nga prindër shqiptarë- kosovarë. Ajo u largua nga vendlindja e saj në Gjermani në vitin 2001 për në Kosovë, ku jetoi deri në vitin 2010. Si Fatime Kosumi, ajo ka qenë një fytyrë e njohur e sferës së muzikës pop të Kosovës gjatë gjithë dekadës. Identiteti i saj artistik si ANDRRA filloi pas kthimit në Berlin në vitin 2011, kur interesi i saj për tekstet e vjetra të muzikës folklor shqiptare dhe për përfshirja e tyre në muzikën e vet filloi të rritet.

ANDRRA n’ANDRRA stage.

___

Fatime Kosumi – Vokal

PC Nackt – Sint, Electronikë
(Apparat, Warren Suicide, The String Theory)

Christoph ‚Mäckie‘ Hamann – Violinë, Flautë, Electronikë
(Apparat, The String Theory)

Martin Possega  – Instrumente frymore
(Apparat, Paul Frick)

Jörg Wähner – Bumje
(Apparat, Mr Bugslow)

Cherie – Vizuele
&
Tilman Hopf – Zë