08 June, 2021


Përmes një punëtorie dy ditore me mësimdhënës nga shkollat e mesme të Kosovës, DokuFest lehtësoi sesionin e parë të prezantimit të metodologjisë në përdorimin e filmit dokumentar në klasë për mësimdhënësit nga Mali i Zi.

Projekti “Shkollat dhe Dokumentarët” i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) ka forcuar kapacitetet e DokuFest për të siguruar mjete dhe për të fuqizuar mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizive në klasë së bashku me metodat tradicionale për të kuptuar më thellë çështjet komplekse dhe promovimin e zhvillimit shoqëror të rinisë.

Një grup i mësimdhënësve nga shkollat e mesme në Kosovë ndanë përvojat me kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe shkëmbyen njohuritë në përdorimin e filmave dokumentarë për qëllime arsimore. Gjatë të njëjtës punëtori, organizatës partnere Underhill Fest nga Podgorica iu prezantua Biblioteka Digjitale për Mësimdhënësit që është një depo e filmave dokumentarë dhe materialeve didaktike të ndërtuara për mësuesit dhe arsimtarët.

Punëtoria fillestare identifikoi ngjashmëritë që mund të përsëriten dhe përshtaten nga organizata partnere dhe mësimdhënësit në Malin e Zi.

Punëtoria e radhës do të mbahet në Podgoricë dhe do të lehtësohet me mësimdhënës nga Kosova dhe DokuFest me një pjesëmarrje më të madhe të mësimdhënësve nga Mali i Zi, duke krijuar kështu mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish në Edukimin Mediatik.