24 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës

NËN DUVAK 2 nga Entela Hoxha

Nën Duvak #2/ Under the Veil #2/ Preview from DokuFest on Vimeo.

Year of Production: 2015
Length: 14 min.

Ajshja është në të njëjtën moshë si gjyshja ime. Historia e Ajshes është gati identike me historinë e shumicës së grave në moshën e saj. Në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, dikush ka shumë zgjedhje por kur bëhet fjalë për martesë, mund të ketë vetëm një.

Prodhuar përmes "Human Rights Factory - Stories We Tell"“ një platformë për promovimin e marrëdhënieve të komuniteteve ndëretnike në Kosovë,përmes rrëfimeve vizuele të të rinjëve nga komunitetet dhe etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.