10 May, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 55

PARA 2019 PAS 1999 nga Veton Kastrati

Para 2019 Pas 1999 nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2019

Gjatësia: 7 min.

Të ngrira diku në mes dashurisë dhe urrejtjes, frikës dhe trimërisë, lumturisë dhe vuajtjes, emocionet nga e shkuara duket se e kanë të pamundur të fashiten.

Prodhuar përmes ‘Filmi dhe Mediat Faktike’ nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).