28 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 43

ANONIM nga Vesë Kelmendi & Eroll Bilibani



Anonim nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2019

Gjatësia: 10 min.

Udhëtimi i të posa martuarve për në muajin e mjaltit kthehet në një udhëtim të panjohur dhe të mërguar. Tregim i dashurisë, humbjes, mallit dhe dëshirës.

Prodhuar përmes ‘Filmi dhe Mediat Faktike’ nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).