04 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 19

PROVIMI nga Lulzim Zeqiri

PROVIMI / THE EXAM from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2012
Gjatësia: 15 min.

Një dokumentar prekës e  personal duke dokumentuar nënën e tij pesëdhjetë e katër vjeçare, emigrante nga Kosova derisa përpiqet të kalojë një provim shumë të rëndësishëm në gjuhën gjermane. Piktori dhe videoartisti Zeqiri etablon një Austri të ftohtë dhe të pafalshme përmes dritares së banesës së nënës së tij ndërsa lufton përmes fjalëve dhe frazave të vështira.

Prodhuar përmes “Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut – Tregime nga margjinat e Kosovës” një projekt që mbështet krijuesit e filmave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina dhe Mali i Zi. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.