02 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 17

KAPLLAN nga Kenan Pallusha

Kapllan from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2013
Gjatësia: 7 min.

Një çift i vjetër jeton vetëm në fshatin i cili është braktisur nga fshatarët gjatë luftës. Dhe pas luftës nuk ka ndryshuar asgjë. Ky çift tregon besimin e fshatit. Plaku ka qenë në burg për vrasje dhe ai tregon një histori për luftën.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.