27 July, 2021


DokuFest është i lumtur të njoftojë për master klasën e regjisores, fituese të çmimeve Iva Radivojević në festival.

Data: 11 gusht

Ora: 10:30

Vendi: KinoKlubi

“Jeta është gjithmonë spektrale, jeta ime është gjithmonë spektrale dhe në gjurmë është gjithmonë jeta” – Akira Mizuta Lippit mbi Jacques Derrida

Kjo ligjeratë do të eksploroj idenë e Spektrit

i cili në të njëjtën kohë është edhe i dukshëm edhe i padukshëm.

Mbase i përhumbur.

Edhe biografike edhe autobiografike.

Tek Spektri arrihet nga diku tjetër, nga jashtë,

dhe gjatë gjithë kohës mbetet sekret.

Syri, Spektri rrëfyes, shikimi,
reflektimi dhe pasqyrimi i vetvetes janë të gjithë përbërës të ligjeratës.

Ligjerata është inspiruar nga një ese me titullin “Derrida, Specters, Self-Reflection” nga Akira Mizuta Lippit, ku Jeta, Spektraliteti dhe Autobiografia janë përshkruar si elementet sektrete të kinemasë (si dhe vetë Derrida).

Kjo klasë do të zbërthejë këto elemente për t’u mbështetur në sekret dhe do të eksploroj pyetjet e logjikës së ëndrrave dhe mitike në punën time të imazhit lëvizës. Do të përfshijë premierën botërore të Gaàda (2021), një film ‘proces’ i mbledhur nga pamjet që kam xhiruar në paraprodhim për filmin tim të ri Aleph.

Me dashuri,

Iva Radivojević, Lesbos, Korrik
2021


Iva Radivojević lindi në Beograd dhe vitet e para i kaloi në Jugosllavi dhe Qipro. Ajo është artiste dhe kineaste që aktualisht e ndan kohën e saj midis nënarktikut Alaska, Brooklyn dhe Lesbos. Puna e saj paraqitet si një koleksion fragmentesh {vëzhgimesh, poezish, imazhesh, tingujsh, melodish, gjuhësh} të cilat bashkohen së bashku për tu lidhur në një tërësi ripërtypëse. Krijimtaria e saj sillet rreth zhvendosjes dhe përkatësisë, duke kërkuar të lidhen me metafizikën ose magjinë.

Filmat e Iva-s janë shfaqur dhe ekspozuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë New York Film Festival, New Directors/New Films, Rotterdam, CPH:DOX, SXSW, DocLisboa, RIDM, Museum of Modern Art, NY, PBS dhe New York Times Op-Docs. Fituesi i çmimeve Evaporating Borders, filmi i saj debutues me metrazh të gjatë, u shfaq në DokuFest në 2014. Ajo është fituese e bursës së Sundance Art of Non-Fiction, bursës Guggenheim dhe bursës së Princess Grace Special Project Award and Film.