29 November, 2021


DokuFest fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të dizajnuar dhe zhvilluar një platformë dixhitale për menaxhimin e të gjitha eventeve gjatë periudhës së festivalit në organizatë. Ky aplikacion i ri do të ndihmojë departamentet e ndryshme të ndërlidhen me njëri-tjetrin dhe të thjeshtëzojë procesin e punës së festivalit.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit, nga ofertuesit kërkohet mirëmbajtja e platformave online të DokuFest të cilat janë: 1. DokuFest Webfaqe; 2. DokuFest eTicketing; 3. DokuFest eShop; 4. DokuLab Webfaqe; 5. Aplikacioni për Menaxhim të Eventeve.

Të gjitha informatat e detajuara të kërkesës, së bashku me formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, janë në dosjen e plotë të tenderit më poshtë.

Afati i fundit për ofertim është i hapur deri më: 06.01.2022

Dorëzoni ofertat tuaja në e-mailin: [email protected]

Ftesa për koutim është e hapur për subjekte fizike dhe juridike.