08 June, 2022


DokuFest është rritur me dhe përmes vullnetarë/ve të tij! Bashkangjituni në organizimin e edicionit të XXI - që do të mbahet nga 5 deri më 13 gusht 2022 - për të dëshmuar Dokufest në rikthimin e magjinsë së para-kufizimeve, e të vazhdoni të rriteni me ne!

Ne kemi nevojë për vullnetin dhe dashurinë tuaj për të ndihmuar në këto departamente të ekipit të DokuFest:

  • Menaxhimin e Kinemave
  • Departamentit te Medias dhe Presit
  • Mikëpritjen e mysafirëve (Hospitality)
  • Recepsionst dhe Evente
  • DokuKids
  • DokuShop

 

Çka do të përfitoni ju:

  • Te njifeni me punën e brendshme të DokuFest
  • Aftësi në punë të ndryshme
  • Një komunitet i njerëzve me pasione të ngjajshme 

 

Ne jemi në kërkim të njerëzve që:

  • respektojnë orarin dhe detyrat e tyre të dhëna
  • janë mbi 16 vjeç
  • janë energjikë, fleksibël dhe mund të përballojnë një mjedis pune më dinamik
  • të ketë të paktën një njohuri bazë të gjuhës angleze

 

Për të aplikuar, plotësoni këtë formular ose në ANG ose SHQ deri më 10 korrik 2022.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për rezultatet e aplikimit pak pas përfundimit të afatit.