07/08/2024

Filmi reMemBer2.human i regjisorit Durim Klaiqi është i vendosur në një të ardhme të largët në Prishtinë dhe Tiranë ku ekzistenca e kujtesës kolektive është bërë rrezik për teknokracinë. Pamjet distopike eksplorojnë qytetet e braktisura, sistemet kuantike, dyzimi me teknologjinë dhe jetën dixhitale  të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale. Në këtë mes përfshihen edhe disa pjesë ku elementi njerëzor, i shpalosur përmes arkivave të fotografive të regjisorit, ndërhyn në gjithë rrjedhën e filmit. Zgjedhja e muzikës krijon efektin se filmi në fakt kryen funksionin e një rrjedhe e vetëdijes.

Realiteti post-apoliptik vë në pah frikën e përgjithshme të njerëzimit nga IA për një jetë e cila mund të vijë dhe nuk do jetë e njëjtë me këtë si e njohim sot. Frymëzimin për filmin regjisori e ka gjetur nga historia e vendit të tij, dhe vendimet të cilat ai i konsideron një përsëritje jehonash që mund të dëgjohen edhe sot. Duke mësuar nga kjo e kaluar, ai ka arritur të krijoi një tregim për një të ardhme distopike. Një histori për vendimet teknokratike që po merren sot, dhe çfarë efekti do të mund të kenë ato në të ardhmen.

Nga: Blerta Haziraj 

DOKUKINO PLATO 
Koha & Data
20:00 / E mërkurë, 7 gusht 2024

KINO ABI ÇARSHIA 
Koha & Data
15:30 / E shtunë, 10 gusht 2024