Për të nënvizuar peshën e tij, DokuFest në bashkëpunim me Balkan Green Foundation organizojnë panelin ‘Rëndësia e Aktivizmit Ambientalist’ për të trajtuar dinamikën shoqërore të mjedisit, duke i bashkuar avokuesit, përfaqësues nga akademia, aktivistë nga OSHC dhe bizneset për të shprehur pikëpamjet dhe kontributet e tyre në këtë fushë.

Diskutimi në panel sjell perspektiva dhe përvoja nga folës të formimeve të ndryshme. Moderuar nga Visar Azemi i Balkan Green Foundation, paneli përfshin Nita Luci nga Academia, Granit Gashi një aktivist mjedisor, Adriatik Bytyqi nga sektori i biznesit dhe Sadik Shporta, një alpinist i pasionuar dhe aktivist mjedisor.